Google sjell risi të paparashikuara, ofron përkthime në kohë reale
17/10/2017 Shpërndaje

Google sjell risi të paparashikuara, ofron përkthime në kohë reale

Epoka dixhitale, çdo ditë po sjell risi të reja. Teknologjia ka avancuar në kohë reale, ndaj sot gjithçka është e mundur. Google të mërkurën solli risi të reja të Pixel për të cilat kompania thotë se janë të aftë të përkthejnë në kohë reale biseda në gjuhë të ndryshme.

Një demonstrim i tillë u dha pasi google zbuloi një mori produktesh të reja të mbushura me zgjuarsinë “asistente” digjitale, ndërsa me shaka iu referua Pixel Buds si mosha e internetit në versionin alien të “Babel Fish”. Në literaturë, futja e një “Babel Fish” mundësoi që një person të kuptonte çdo gjë që flitej në çdo gjuhë.

Pixel Buds, synched për smartphonë të brezit të dytë Pixel, premtoi përkthime në kohë reale të bisedave që përfshijnë ndonjërën prej 40 gjuhëve, shkruan Pozitivi. Kjo u demostrua në një bisedë me dy drejtime teksa një person flet anglisht dhe tjetri suedisht.

“Kjo ishte një nga demostrimet më të mira të teknologjisë që unë kam parë për një kohë të gjatë”, tha drejtori i hulumtimit për pajisjet e konsumit të Aktit Avi Greengart. “Në qoftë se funksionon kështu në botën reale, kjo është një ‘Ëoë, ne po jetojmë në momentin e ardhshëm’.”

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.