Gjyshja shpenzon gjithë vitin duke pastruar 52 plazhe
19/01/2019 Shpërndaje

Gjyshja shpenzon gjithë vitin duke pastruar 52 plazhe

Një grua e moshuar ka shpenzuar një vit të tërë duke pastruar plehrat e  52 plazheve britanike, pasi mori një vendim  të pastrojë një gji ranor çdo javë.

Pat Smith, 70 vjeç kaloi gjithë 2018 në plazhet Devon dhe Cornwall, e pajisur me çantë plehrash dhe dorashka. “Pastrimi i 52 plazheve ishte qëllimi im në 2018 dhe më në fund e kam arritur”, tha Smith.

Pavarësisht se bëri një punë të mrekullueshme, s’ka ndërmend të ndalet me kaq. “Unë nuk do të ndalem pasi plazhet tona kanë nevojë për mua”.

70 vjeçarja shpreson se përpjekjet e saj do të ndikojnë edhe tek njerëzit që të bëhen më të vetëdijshëm për përdorimin e plastikës dhe zakonet e riciklimit.

“Shumë mbeturina që kam mbledhur ishin të përbëra nga sende të përditshme. Këto gjëra përdoren nga të gjithë ne dhe është tronditëse që t’i ndotim plazhet tona të bukura. Unë jam e shtyrë që të përpiqem ta mbroj planetin tonë për fëmijët, nipërit e mbesat e mia dhe do të vazhdoj të bëj gjithçka me fuqinë që kam për ta arritur këtë”, shtoi Smith.

[su_custom_gallery source=”media: 10087,10088″ link=”lightbox” width=”250″ height=”750″ title=”never”]

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.