Gjyshja 80 vjeçare ushtron xhudo, një shembull frymëzues për të rinjtë
01/06/2018 Shpërndaje

Gjyshja 80 vjeçare ushtron xhudo, një shembull frymëzues për të rinjtë

Një gjyshe që jeton në provincën qendrore të Adanës në Turqi ka vendosur të ushtrojë sportin e xhudos  në moshën 80 vjeçare. Ayten Alataş pasi kishte dërguar mbesën për katër vjet në xhudo pyeti trjanerin nëse mund ta bënte dhe ajo një gjë të tillë. Me aprovimin e trajnerit menjëherë filloi të bashkohet me trajnimet, me veshje të përshtatshme.

Mbesa e saj Ayşe Begüm Türk tha se gjyshja kishte qenë e interesuar për këtë sport që kur ajo filloi të garonte. “Çdoherë e pyesja mbesën time, sepse mendoja se xhudoja ishte përleshje. Shkova dhe e pashë vetë. Nuk ishte e tillë. Vërtet e adhuroj,” tha 80 vjeçarja turke.

Alataş tha se sporti ka qenë shumë i mirë për shëndetin e saj dhe e ka ndihmuar të kapërcejë probleme si hernia. “Unë jam 80 vjeç, jam një shembull për të rinjtë”, tha ajo, duke shprehur falënderimet e Ministrisë së Rinisë dhe Sporteve të Turqisë që e lanë atë të marrë pjesë.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.