“Të jem arsyeja që dikush të buzëqeshë”
E reja shpërthen në lot nga shënimi falenderues pas aktit mirësisë…
Sonya MacMillan, 25 vjeçe, po vinte rrotull në market me shportë në dorë kur e kuptoi se 84 vjeçari pas saj kishte harruar portofolin.
“Ai dukej me të vërtetë i shqetësuar, sikur thoshte ‘oh zot nuk kam portofolin’ si do t’i paguaj ushqimet e mia. Ndërsa unë reagova dhe i thasë se do t’ja paguaja”, tha MacMillan.
I moshuari këmbënguli që vajza t’i jepte emrin dhe adresën për t’ja kthyer të hollat përsëri. Ndërsa dje, MacMillan mori një letër në postë nga i moshuari, që e emocionoi.
“Më shpëtove nga shumë probleme, gruaja ime ishte e sëmurë dhe dëshiroja të kthehesha tek ajo. Nuk jam i ri më tani, jam 84 vjeç dhe nuk është e habitshme që e kam lënë portofolin në shtëpi. Unë do ta kujtoj gjithmonë mirësinë tuaj”, shkruhej brenda letrës.
Sakaq brenda letrës ishte një çek për sendet që i kishte blerë, megjithatë, MacMillan thotë se nuk do t’ja marrë. “Çdo mëngjes kur largohem nga dhoma kërkoj për diçka”, thotë ajo, “të jem arsyeja që dikush të buzëqeshë”. Ajo që mund të bëja atë ditë ishtë ta bëj të moshuarin të buzëqeshë”, tha MacMillan.
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
