Tirana gati për festën e pavarësisë, çfarë pritet të ndodhë më 28-29 nëntor
26/11/2017 Shpërndaje

Tirana gati për festën e pavarësisë, çfarë pritet të ndodhë më 28-29 nëntor

28 Nëntori, Dita e Flamurit, është një nga më të rëndësishmet, në mos më e rëndësishmja, e historisë sonë kombëtare, që festohet pa masë nga shqiptarët kudo  që ndodhen.

Festa kombëtare ka filluar të ndihet ditë më parë në qytetin e Tiranës por jo  vetëm. Ngjyrat kuq e zi kanë pushtuar bulevardet, kanë sjellë gjallëri dhe buzëqeshje në fytyrat e të gjithë qytetarëve që kthehen nga puna të lodhur, të atyre që janë duke shëtitur dhe çdokujt që i bien në sy flamujt që valëviten nga shpejtësia e makinave apo flladi i lehtë i Tiranës.

Sot ditë e dielë kështu ngjante Tirana. Edhe pse na ndajnë dhe 2 ditë nga festat e 28-29 nëntorit përgatitijet kanë filluar jo vetëm në sheshet kryesore por edhe në aktivitetet që po organizohen.  Bëni durim dhe disa ditë. Bashkia e Tiranës ka përgatitur axhendën e festimeve, për ta bërë këtë sa më të gjallë kryebashkiaku Veliaj ka ftuar të vënë flamurin kudo, nëpër shtëpi dhe bulevarde.

Aktivitetet kanë nisur paraditen e së shtunës ku është programuar ceremonia e ngritjes së flamurit në qëndër të Tiranës. Më tej festimet do vazhdojnë me organizime të ndryshme për fëmijë e të rritur. Përgjatë 28 dhe 29 Nëntorit përveç argëtimeve të shumta qytetarët do të kenë mundësi të vizitojnë Panairin e Luleve si dhe atë të produkteve Bio që vijnë nga fshatrat e Tiranës dhe jo vetëm.  Me ngjyrat që kanë ndezur qytetin, Tirana do të jetë e mbushur me njerëz aty ku do të mbahet dhe panairi. Askush s’do t’i shëtojë atmosferës që do krijohet në vend.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përmes një publikimi në rrjetin social “Facebook” bëri të ditur se punonjësit e ndërmarrjes së bashkisë janë duke bërë gati hapësirën e Varrezave të Dëshmorëve, vendi ku zhvillohen ceremonitë e përvitshme.  Këëtë vit vendi tek Varezat e Dëshmorëve do të ketë një tjetër pamje. “Në prag-festat e Nëntorit, Tirana nuk i harron heronjtë e saj. Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit dhe Bashkia Tiranë në punë, që çdo gjë të jetë gati te Varrezat e Dëshmorëve. Vendose edhe ti flamurin në shtëpinë tënde”, shkruan Veliaj.  Në çdo qytet ashtu siç ka ndodhur dhe vitet e kaluara do të ketë organizime, koncerte, panaire, festival e shumë ngjarje të tjera.

 

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.