Gabime që s’duhet t’i bëni kur aplikoni për punë, ju eleminojnë menjëherë
Ndërsa letra e mirë e mëparshme mund të duket e vjetër në epokën digjitale, LinkedIn nuk e ka zëvendësuar plotësisht formularin e atëhershëm.
“Rezymetë janë rrahjet e zemrës së një karriere në kërkim”, thotë Jacqui Barrett-Poindexter, një këshilltar i karrierës dhe i vendit të punës në Glassdoor. “Nëse bëhet mirë, përmbledhja (rezymeja) do të tregojë historinë tuaj dhe do t’ju shesë”.
Dhe kjo nuk ka ndryshuar me rritjen e mundësive që ofron teknologjia. “Edhe pse teknologjia ka avancuar dhe ndryshuar mënyrën se si punë kërkuesit gjejnë pozicione të hapura, përmbledhja mbetet një pjesë e rëndësishme e procesit të punësimit”, shton Matt Tarpey, një këshilltar karriere me CareerBuilder.
Gjithashtu një përmbledhje (CV) jo e mirë mund të veprojë kundër jush. Për të qenë të kujdesshëm që kjo të mos ndodhë, ne i kërkuam Barrett-Poindexter, Tarpey dhe Maele Hargett, të nxjerrë në pah gabimet më skandaloze që i shohin pa pushim. Ata shpjegojnë si mund t’i shmangni këto gabime.
1.Gabimet gramatikore; Sipas një studimi të CareerBuilder në 2013, 58% e punëdhënësve identifikuan rezymetë me gabime si një nga problemet më të mëdha që eliminuan automatikisht një kandidat. “Është e dobishme ta shohësh për së dyti përmbledhjen pasi ta keni rishikuar vetë”. Sugjerohet që t’i drejtoheni një mentori ose kolegu të besuar në një fushë të ngjashme me tuajën, ose nëse jeni student, përdorni burimet në qendrën tuaj të karrierës kolegj ose në bibliotekën lokale.
2.Dorëzimi i informacionit të gabuar; “Kur vendosni një numër të gabuar të telefonit ose i bllokoni titujt ose datat e punës, kjo e bën përshkrimin tuaj të duket rastësor”, thotë Hargett. “Nëse ju thoni se jeni i orientuar në detaje, dhe ne marrim informacion të pasaktë në përmbledhjen tënde, ky është një flamur i madh i kuq”.
Edhe nëse e bëni atë në fazën e intervistës, informacioni i pasaktë do kuptohet. Një titull pune mund të verifikohet nga ish-punëdhënësi.
3.T’u japësh të gjithëve të njëjtin përmbledhje; Kjo mund të jetë si një surprizë për disa punëkërkues, por përmbledhja juaj nuk duhet të jetë njësoj për çdo punë. “2 funksione nuk janë të njëjta ndaj as rezymeja juaj nuk duhet të jetë e tillë”, thotë Hargett.
Anketa e CareerBuilder zbuloi se 36% e punëdhënësve identifikuan përmbledhjet që janë shumë të përgjithshme si një nga gabimet që mund t’i bëjnë ata të shkarkojnë automatikisht një kandidat.
4.Të jesh i paqartë; Ju kurrë nuk do ta goditni një përmbledhje të paqartë, thotë Barrett-Poindexter. “Konkurenti tjetër i përqëndruar mdo t’ju heqë nga loja”. “Kur shkruani shumë dhe jeni i paqartë, ne nuk e dimë se çfarë keni realizuar”, shton Hargett. “Punëdhënësit pëlqejnë të shohin sa më shumë informacione të jetë e mundur. Theksoni arritjet tuaja”.
5. Shtrydhja e shumë fjalëve në faqe; Nuk ka asnjë rregull rreth gjatësisë së përmbledhjes, thotë Tarpey. Të dhënat e CareerBuilder tregojnë se për të diplomuarit e rinj, 66% e punëdhënësve thonë se një përmbledhje duhet të jetë një faqe e gjatë, dhe për punëtorët më të kalitur, 77% e punëdhënësve thonë se presin një përmbledhje që është së paku dy faqe.
Kur përpiqesh të kondensosh historinë dhe shkathtësitë e punësimit në disa faqe, “zgjidhni arritjet që janë më në përputhje me pozicionin e hapur dhe me vlerat e kompanisë”, thotë Tarpey.
“Në përgjithësi,” thotë Barrett-Poindexter, “punëkërkuesit duhet të sigurohen se po u përgjigjen kërkesave në listën e vendeve të punës, ndërsa gjithashtu tregojnë historinë e tyre më të rëndësishme të punësimit, duke përfshirë arritjet specifike që kthehen në atë që punëdhënësi kërkon”.
6.Mënjanimi i Datave të sakta; Mendoni se është në rregull të hiqni datat e qarta? Mendohu perseri. “Largimi i datave të sakta të punësimit shpesh shkakton dyshime tek punëdhënësit dhe tregon sikur kërkuesi i punës po përpiqet të mbulojë diçka”, thotë Tarpey, shkruan Forbes. Nëse keni një boshllëk të madh në përmbledhjen tuaj, Tarpey sugjeron që të adresoni çështjen në një letër të mbuluar.
Anketa e CareerBuilder zbuloi se 27% e punëdhënësve identifikuan përmbledhjet që nuk përfshijnë datat e sakta të punësimit si një nga gabimet më të shpeshta që mund të çojnë në shkarkimin automatik të një kandidati.
7.Mos përfshirja e aftësive; Ndërsa listimi i “aftësive” mund të duket opsionale për ju, shumë rekrutues nuk e shohin atë në këtë mënyrë. Ky post fillimisht u shfaq në LearnVest.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
