Fundjava e dy shokëve në patinazh
2 shokë të ngushtë, Esi dhe Eduarti, vetëm 10 vjeçe zgjodhën që fundjavën ta kalojnë duke bërë patinazh.
Fundjavat e tyre zakonisht i kalojnë me shokët në lagje por këtë herë vendosën të bëjnë diçka ndryshe e cila i ka bërë të ndihen shumë mirë.
Aktivitet fizike janë të shëndetshme dhe relaksuese jo vetëm për fëmijët por edhe për të rriturit. Qytetarët si duket janë bërë më të vetëdijshëm për këtë fakt, sepse në një pistë patinazhi në kryeqytet, këtë të dielë kishte një numër të lartë frekuentuesish të të gjitha moshave.
Dy dhjetëvjeçarët thanë për Pozitivin se janë rrëzuar disa herë sot në pistën e patinazhit por që janë kënaqur pafund. “Tashmë që e kemi zbuluar këtë vend kaq të bukur normalisht që do vijmë më shpesh”.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
