E rrallë/ Banorët ndërtojnë vetë rrugën e fshatit pas kaq vitesh: Hoqën bukën e gojës
Të jetosh në fshat ka vështirësitë dhe benefitet e veta. Një gjë është e sigurtë që jetesa e banorëve në zona të thella, në fshatra kudo që ndodhen në Shqipëri është e fituar me sakrifica të mëdha dhe djersë balli. Rrugët janë një problematikë që i shqetëson edhe sot e kësaj dite. Në fshatin Sinë që ndodhet në zonën e Dibrës, banorët prej vitesh nuk kanë pasur një rrugë të sigurt për të kaluar automjetet. Por sot ata kanë bërë diçka shumë të bukur. Kanë dhënë gjithësecili, kush ka pasur mundësi një sasi të caktuar lekësh për të ndërtuar rrugën që i lidh me komunën. Punimet kanë nisur, por si u mor iniciativa?
Sina i përket njësisë administrative Arras, e cila është një komunë në Rrethin e Dibrës. Komuna Arras shtrihet në veri-perëndim të rrethit Dibër dhe ka 9 fshatra me 5600 banorë. Zona është me tradita historike dhe kulturore të theksuara. Në vitin 1984 kjo zonë është përcaktuar nga historianët si qendra e Principatës së Kastriotëve dhe vendlindja e heroit kombëtar të shqiptarëve Gjergj Kastriot Skënderbeut. Për këtë në fshatin Sinë e Poshtme të komunës u ndërtua më 1985 muzeu “Vendlindja e Kastriotëve”. Komuna e Arrasit ka 5600 banorë në 9 fshatra, Arras, Sina e Poshtme, Sina e Epërme, Çidhën, Grykë Noke, Gur i Zi, Mustafë, Lazrej, dhe Kodër Leshaj.
Fshati Sinë i përket Bashkisë Arras, por rruga që lidh këto 2 fshatra ka qenë në gjendje të mjerueshme, tregon një banor i kësaj zone për pozitivi.org. Nga Sina në Arras zgjat rreth 30 minuta. Erdhi koha që banorët të mos presin më. Ata kanë marrë iniciativën ta ndërtojnë vetë rrugën që askush deri më sot nuk ka vënë dorë pavarësisht thirrjeve. Pozitivi mëson se ka qenë Isa Tafa banor në fshatin Sinë, i cili ka marrë këtë iniciativë për të përmirësuar paksa jetesën baskëfshatarëve dhe familjes së tij. Isai ka një lokal në fshat. Aty mblidhen të gjithë banorët dhe qajnë hallet me njëri-tjetrin.
Djali i Isa Tafës, B.Tafa gjatë një interviste për Pozitivin, tregon se babai i tij së bashku me një bashkëfshatar fillimisht kanë menduar të vendosin një copë letër tek xhami i lokalit, kush të dojë të kontribuojë për rugën Sinë-Arras. Pak nga pak, me lekë sakrifice dhe djerse, gati 400 banorët e fshatit Sinë kanë mundur të nisin punimet, rrëfen B.Tafa, djali i Isait për Pozitivin. “Shumica e banorëve kanë hequr bukën e gojës, për të vënë atë 50.000 leksh apo 10.000 lek të vjetra për rrugën, i dimë mjaft mirë këto. Kërkesat për ta rregullu kanë qenë të panumërta. Po kujt me i thënë? Gjendja len për të dëshiruar. S’ke çfarë thua, gjynah. Shumë pak banorë janë ato që kanë mundësi ekonomike”, tha ndër të tjera B.Tafa për Pozitivin.
B.Tafa tregon për pozitivi.org si u mor iniciativa e ndërtimit të rrugës nga banorët:
Është histori e gjatë megjithatë unë po i bie pak shkurtë e saktë. Babai im ka 1 lokal në fshat. Domethënë aty mblidhen thuajse të gjithë banorët dhe qajnë hallet e tyre si gjithmonë. 1 ditë babai im bashkë me 1 nga fshati ynë emigrant ne Itali vendosin llaf më llaf që të vendosim 1 cop letër këtu në xham, e kush të dojë të kontribuojë për rregullimin e rrugës SINË-ARRAS. Pasi babai im ka dhe mjetin e punës të cilin e përdori për ta rregulluar. Dhe nga ajo ditë dhe unë personalisht u mundova shumë që kjo të arrihej të paktën të bëhet e kalueshme tamam, pasi për 3 km rrugë me asfalt nuk mundemi.
Shumica e banorëve kanë hequr bukën e gojës, për të vënë atë 50.000 leksh apo 10.000 lek të vjetra për rrugën, i dimë mjaft mirë këto. Unë ndihmova me shpërndarjen e njoftimit në rrjete sociale, pasi ka 2 vjet që jam emigrant në Gjermani. Hap pas hapi njoftuan dhe kryeplakun e fshatit që të hapet 1 konto banke që të ndihmojnë në ndërtimin e rrugës edhe nga ata që jetojnë larg. Dhe kështu vazhdoi kjo…ndërkohë akoma vazhdojnë të punojnë në rrugë. Po pse? Për lekë? Për politikë? Jo. Me djersën e tyre. Per 1 rrugë drejt historisë ku lindi Skënderbeu.
Admir Kaloshi djali në fjalë që kishte ardhur nga Italia dha direkt kontributin, ishte e dyta mbështetje. Kërkesat për ta rregulluar kanë qenë të panumerta. Po kujt me i thënë? Gjendja len për të dëshiruar. S’ke çfarë thua, gjynah… Shumë pak banorë janë ato që kanë mundësi ekonomike. Bëhet fjalë konkretisht për Sinën dhe rrugën ndërmjetëse që na lidh me komunën, të cilën e kemi në Arras. Duhet 30 minuta me arrit deri atje. Rruga më parë ka qenë katastrofë mezi ngjiteshin makinat sipër. Dhe e prishur nga shiu e kështu me rradhë…



© 2017, Pozitivi. All rights reserved.
