FSHF/ Stadiumi i Kukësit hapet në 23 prill, luhet ndeshja e parë
Fusha është gati! Stadiumi i Kukësit do të hapet në datën 23 prill. Ndeshja e parë që do të luhet është ajo ndaj Laçit në Superligë.
Vlera totale e investimit besohet se ka arritur deri në 10 milionë euro. Impianti ishte gati në dhjetor, por tapeti mund të dëmtohej gjatë dimrit.
Së shpejti këtij qyteti do t’i shtohet edhe një fushë me përmasa të mëdha që u ndërtua nga e para ngjitur me stadiumin e ri dhe do të shërbejë si një kompleks stërvitor për të gjitha ekipet e Kukësit.
Së bashku me stadiumin e ri, aneksi stërvitor i ndërtuar nga e para pritet të sjellë një hov cilësor për futbollin kuksian dhe për ekipet zinxhir, që tashmë do të kenë një infrastrukturë moderne.
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.
