FSHF/ Kush është gjimnasti që fitoi medalje argjendi për Shqipërinë në botëror
Gjimnasti Metvei Petrov i ka sjellë një tjetër medalje Shqipërisë. Atleti rus që përfaqëson kombëtaren fitoi medaljen e argjendtë në kampionatin Botëror të gjimnastikës që po zhvillohet në Baku.
Petrov bëri një paraqitje mjaft të mirë. Ai arriti të grumbullojë 14.466 pikë në disiplinën e njohur të kalit me doreza.
Ai la pas francezin Cyril Tommason, i cili ka marrë pjesë në tre olimpiada.
Petrov ka lindur në Rusi, por prej vitesh përfaqëson Shqipërinë në gjimnastikë. Ai ka fituar medalje për Shqipërinë edhe në aktivitete të tjera të mëparshme. Rusi me pasaportë shqiptare ishte edhe një nga sportistët që shkuan në Olimpiadën e Tokios, ku paraqitja e tij ishte pozitive, edhe pse larg zonës së medaljeve. Petrov garon prej vitesh për Shqipërinë, ndërkohë që jeton në Pragë.
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.
