Frymën e parë të mëngjesit e harxhon me tufën e gazetave përpara çdo ditë
Në orën 6 e gjysmë të mëngjesit hypën me shpejtësi në autobus. Duart e mbushura me gazeta dhe çantën në shpinë mezi të mbërthyer ngaqë i kishte ngjeshur brenda, palë-palë. Ulet në një sedilje bosh dhe me tufën e gazetave të vëna përpara, nis të lexojë 100% i përqendruar. Ky është shpërndarësi i gazetave të shtypura.
Këtë punë e bën çdo mëngjes. Më ka rastisur ta shoh disa herë e po të njëjtën gjë bën sapo ulet, nis të lexojë. Faqet e para kryesisht janë të mbushura me ngjarjet kryesore të ditës së kaluar, e rrjesht për rrjeshti ai i lexonte derisa erdhi vjen koha të zbresë tek Piramida.
Ai besoj më shumë se çdokush është i informuar me atë ç’ka ndodh në vend. Një shembull për t’u ndjekur pasi, çdokush duhet të informohet se çfarë ndodh në vendin ku jeton por jo vetëm.

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.
