Frika nga dentisti, zbulohet terapia që sjell buzëqeshje për fëmijët me autizëm
Të shkosh tek dentisti mund të jetë e frikshme për shumë fëmijë, veçanërisht për ata me autizëm. Por tashmë ka ardhur koha që ata të qetësohen, madje të shkojnë me gëzim tek dentisti sepse aty i pret miku më i mirë.
Së fundmi miqtë me katër këmbë, të mbuluar me qime janë duke e bërë më zbavitëse vizitën e fëmijëve autikë tek dentisti. E gjitha kjo nisi falë një iniciative të marrë nga Raul Varela, për të ndihmuar djalin e tij.
“Unë kurrë nuk e mendoja se kjo do ishte diçka me impakt kaq të thellë. Kjo nismë filloi për të ndihmuar djalin tim por arriti në një pikë që shikoja njerëz në rrugë që filluan të më thonë “hej ju lutem më ndihmoni”, tha Raul Varela, trajner i terapisë me qen. Falë kësaj terapie fëmijët mezi presin të shkojnë tek dentisti. Shiko këtu: http://videos.vidible.tv/prod/2017-05/12/5916216f83b51f5110246faf_640x360_v2.mp4?XGNvALbOyKTdDDZ-OYGh_auiYMsnRKFMaks_8BrwFO3fyPbHXfs2FJ25twFi7jnz
© 2017, Pozitivi. All rights reserved.
