Frika është një iluzion
Çfarë është frika? Frika është një iluzion. Është një mendim i vetëdijshëm i mendjes sonë. Frika duhet të tejkalohet me kalimin e kohës ose do të paralizojë mendimet tona. Është e mirë, por jo shoku ynë më i mirë.
Gjithkush ka frikë brende vetes. Ekzistojnë lloje të ndryshme frikërash, frikë nga zoti, frika nga dështimi, frik te ndërmarrësh një rrezik, frika nga qeni, frika nga lartësia, frika nga mbytja etj. Tani shtrohet pyetja se si të eliminohet frika. Frika mund të kapërcehet duke u përballur me të. Sapo të përballemi me frikën, frika do të përfundojë.
Frika nga zoti na nxit të bëjmë vepra të mira dhe na pengon nga veprat e këqija. Ndonjëherë frika është e nevojshme. Frika nga zoti na jep dituri. Frika është një mundësi, pak frikë është e domosdoshme që të rritemi. Frika nga rënia na bën të ecim siç duhet, frika nga aksidenti na bën të drejtojmë makinën siç duhet, frika nga dështimi na bën të punojmë fort etj.
Frika na ndalon të lëvizim më tej. Ajo na paralizon mendimet tona, por mbani mend se ne duhet të ecim përpara dhe ta lëmë frikën pas. Si? Me ndihmën e këmbënguljes dhe vullnetit. Dje shkova në ishullin aventuresk. Bëra hedhje të rrezikshme dhe nuk e dija nëse do të mund ta bëja apo jo por e bëra pa frikë. Vullneti ka forcën më të madhe, ju mund të bëni gjithçka nëse keni siguri në vete.
Frika është dobësia jonë. Disa frikëra na shkaktohen sepse nuk ushqehemi si duhet. Përqëndrohuni në dietën tuaj, merrni në kontroll trupin dhe kërkoni të arsyetoni frikën. Hani siç duhet, kurrë mos e neglizhoni ushqimin. Frika i bën njerëzit të sëmurë dhe kjo nuk është e drejtë.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.