Foto të bukura/ Imami gjen zarfin me 500 euro në derë: Koha t’u gjendemi pranë të varfërve
Një dhuratë e bukur ka lumturuar një imam në muajin e Ramazanit. Imami i xhamisë së qytetit të Klinës në Kosovë, Blerim Musliu, ka gjetur një zarf me 500 euro në derë të shtëpisë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Imami përmes një postimi në Facebook. Ai shkruan se dikush trokiti në derë, por kur e hapi nuk pa askënd përveçse zarfit. Imami tregon se bashkë me zarfin gjeti dhe një letër në të cilën thuhej se 400 euro duhet t’i jepte për bamirësi për njerëzit në nevojë.
“Sapo e hapa derën, për befasi nuk pashë askënd, vështrova rreth e rrotull, e papritur pashë një zarf. Në të ishte një shumë e parave, 500 euro. Mbeta i befasuar kur bashkë me paratë e gjeta edhe një letër, në të cilën dëftohej se 100 euro janë të destinuara, 400 të tjerat thoshte jepi aty ku ka nevojë”, ka shkruar hoxha në Facebook.
Ai tha se ky ishte një moment shumë emocionues për të, pasi në letër thuhej se nuk ka nevojë të dihet se kush ishte ai që dhuroi këto para. I kontaktuar nga Pozitivi.org Imami u shpreh se ky muaj ka për qëllim t’i afrojë njerëzit me njëri tjetrin dhe t’u kujtojë vuajtet e atyre me më pak fat. Sjellja e qytetarit anonim sipas imamit është një preja tyre rasteve kur besimtarët dhurojnë shpesh bamirësi gjatë muajit dhe u japin ushqim të varfërve. “Nuk kam fjalë. I falenderoj të gjithë besimtarët që mirësia e tyre i bën gjenden pranë njerëzve”, tha ai.
“Zarfi që fshihte sinqeritet dhe përgjegjësinë një ditë të zakonshme Ramazani, jo rrallëherë troket dera nga njerëz të ndryshëm, që nga ata që kërkojnë këshilla e porosi, e deri tek ata që kërkojnë ndihmë për nevoja të caktuara.E kur sot trokiti dera, mendova se do të jetë një trokitje e tillë.Sapo e hapa derën, për befasi nuk pashë askënd, vështrova rreth e rrotull, e papritur pashë një zarf. Në të ishte një shumë e parave, 500 euro.
Mbeta i befasuar kur bashkë me paratë e gjeta edhe një letër, në të cilën dëftohej se 100 euro janë të destinuara, 400 të tjerat thoshte jepi aty ku ka nevojë. E një emocion edhe më i veçantë ishte ai që në thuhej se nuk ka nevojë të dihet se kush jam. Kjo ma tradhtoi lotin, duke menduar madhështinë e sinqeritetit, por edhe peshën e madhe të përgjegjësisë.E nëse unë nuk të njoh, padyshim se Zoti të njeh, ty dhe të gjithë bamirësve. Zoti na gëzoftë ditën kur do të takohemi me Të”, shkroi imami.
/Pozitivi.org
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.
