Fluturimi i parë me foshnjën 4 muajshe, nëna e re shpërndan 200 çanta me karamele për pasagjerët
Një nënë që po fluturonte nga Seoul në San Francisko, e shqetësuar se fëmija e saj 4 muajshe do t’u prishte rehatinë pasagjerëve të tjerë, shpërndau dhurata paqeje përpara se të ndodhte ndonjë shqetësim.
Nëna e re dhuroi më shumë se 200 çanta të vogla me karamele koreane, veshmbathje , të shoqëruara me një shënim ku kërkonte falje para për ndonjë qarë të fëmijës gjatë fluturimit 10 orësh, shkruan udhëtari Dave Corona, ndërsa postoi një fotografi në Facebook.
“Sot, po shkoj në SHBA me mamin dhe gjyshen për të vizituar tezen time”, shkruante ajo në shënim. “Unë jam pak nervoze dhe e frikësuar sepse ky është fluturimi im i parë, që do të thotë se mund të qaj ose të bëj shumë zhurmë. Do të përpiqem të qëndroj në heshtje, edhe pse nuk mund të bëj asnjë premtim … Ju lutem më falni”.
Dave e përshkroi gjestin si “shumë prekës”, ndërsa shton se “siç e dini kur keni fëmijë duhet të prisni dhe të papritura”. Ai theksoi, se pavarësisht nga paralajmërimi i bërë përpara se të fillonte udhëtimi, fëmija nuk bëri zë për asnjë moment.
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.



