Flet shoferi/ Autobusi plot me njerëz bllokohet për disa orë, rrezik shembje “Ura e Viroit” (VIDEO)
Autobusi plot me pasagjerë i nisur nga Tirana për në Gjirokastër kthehet mbrapsht, pas shtatë orë pritje. Arti Gjata shofer autobusi me firmën “Komatas Turs” është nisur sot për në Gjirokastër së bashku me pasagjerët siç bën çdo ditë zakonisht, pa asnjë frikë.
Situata në vend vijon të mbetet e rëndë përsa i përket përmbytjeve, ndërsa qytetarëve u është sugjeruar vazhdimisht të shmangin lëvizjet. Mirëpo këto qytetarë kanë vazhduar itinerarin megjithëse janë kthyer sërish nga erdhën. Gjata tregon për pozitivi.org se janë kthyer pas, sepse nuk mund të kalonin për shkak se Ura e Viroit rrezikon të shembet. Ata kanë bërë zgjedhjen e duhur sepse kanë shmangur një rrezik të madh, siç shprehet dhe shoferi i autobusit.
Kanë pritur të bllokuar disa orë të gjata por fatmirësisht nuk ka pasur dëmtime dhe incidente. Qytetarët janë kthyer pas, për në Tiranë derisa gjendja të normalizohet.
“Po jam shofer me firmën Komatas Turs u kthyem se nuk kalohet. Ditën e sotme u nisëm në 4 të mëngjesit nga Tirana, siç nisemi çdo ditë. Videoja është bërë në Virua Gjirokastër. Aty pritëm nga ora 7 deri ne orën 14 dhe u kthyem bashkë me pasgjerët për në Tiranë se na thanë nuk mund të kaloni se ura ka rrezik shembje. Bëhet fjalë për urën pa hyrë në Gjirokastër, Ura e Viroit. Morëm vendimin e duhur sepse shmangëm një rrezik.”, tha Gjata për Pozitivin.
© 2017, Pozitivi. All rights reserved.
