Fjalimi emocionues i Nënë Terezës kur mori Çmimin Nobel për Paqe
19/10/2017 Shpërndaje

Fjalimi emocionues i Nënë Terezës kur mori Çmimin Nobel për Paqe

Një nënë shqiptare, e vogël nga përmasat trupore, por e madhërishme nga shpirti, bëri një botë të tërë të flasi për të, ta adhurojë dhe t’i përulet. Dhe këtë e arriti me një gjest të thjesht “Dashurinë për Njerëzit” e veçanërisht për ata më të varfërit. Sot në ditën e lumturimit të Nënë Terezës, shenjtores shqiptare gjithkush nga ne ka gjetur mënyra të ndryshme për ta kujtuar. Dikush me shprehjet e saj që janë të njohura dhe kanë frymëzuar mijëra njerëz në të gjithë botën, ndërsa ne të Pozitivi kemi vendosur t’ju sjellim një kujtim mjaft të bukur. Fjalimin emocionues të Nënë Terezës teksa merr Çmimin Nobel për Paqe. Fjalimi është mbajtur më 11 dhjetor 1979. Nuk ka shembull më të mirë për  të rriturit, të moshuarit, apo për fëmijët sesa shenjtorja Tereza. Çdo qenie duhet të ndjekë këshillat e të shenjtës Terezë.

Kjo është një mesazh tepër i bukur i Terezës gjatë fjalimit, ndaj ne kemi  vendosur ta sjellim një pjesë të shkëputur nga videoja e mëposhtme: “Unë personalisht nuk kam merita. Por nxorra një fëmijë nga rruga. Shikoja në sytë e fëmijës që ishte i uritur. Zoti e di  sa ditë nuk kishte ngrënë. Kështu I dhashë një copë bukë. Më pas dhe një tjetër. Filloi të hante bukën thërrime për thërrime. Dhe unë i thashë: Haje… I thashë fëmijës, haje bukën! Haje bukën. Ajo më pas mua dhe tha: Kam frikë të ha bukën, sepse kam frikë, pasi kur ta mbaroj do të jem e uritur sërish. Ky është realiteti. Mbase ju nuk jeni të uritur për një copë bukë, por mabse është dikush  atje në familjen  tuaj që është i padëshiruar, pa dashuri, pa kujdesje i harruar.  Atje ndodhet dashuria. Dashuria fillon nga shtëpia juaj. Një dashuri që është e vërtetë dhemb. Kjo është ajo çfarë unë solla për ju. T’i kushtoni njëri-tjetjrit më shumë dashuri. (fillon në minutën e 19:30)”.

Mesazhi më lart në minutën 19:30.

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.