Festa e ushtarakeve shqiptare, e mbushur me energji pozitive
08/03/2019 Shpërndaje

Festa e ushtarakeve shqiptare, e mbushur me energji pozitive

Një ditë e bukur e mbushur me energji pozitive ka qenë 7 Marsi për disa gra dhe vajza shqiptare me uniformë të cilat janë mbledhur për të festuar së bashku në ditën ndërkombëtare të gruas.

Ka qenë Ministrja e Mbrojtjes ajo që i ka mbledhur për të festuar së bashku 8 Marsin. Përmes një statusi në Facebook, ajo i vlerëson këto femra për profesionin e vështirë që kanë zgjedhur, ndërsa shton se u mblodhën për të ndarë bashkë kënaqësinë e të qenit motër, nënë, grua e bashkëshorte.

“Me gratë dhe vajzat e Forcës Tokësore u mblodhëm për të ndarë bashkë kënaqësinë e të qenit nënë, motër, grua e bashkëshorte. Për secilën nga ne është e rëndësishme të ndajmë eksperiencën tonë me të tjerat. Të ngremë zërin për të drejtat tona por edhe tu japin zë atyre që nuk kanë. Një ditë e bukur e mbushur me energji pozitive. Faleminderit për shërbimin, gjeneralëve dhe djemve tanë në uniformë, veçanërisht ditën e sotme!”, shkruan ministrja Olta Xhaçka në postimin e saj.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.