Farka rrezikon ‘izolimin’, banorët kërkojnë investime në rrugën kryesore
05/06/2018 Shpërndaje

Farka rrezikon ‘izolimin’, banorët kërkojnë investime në rrugën kryesore

Rrugët paraqiten si një problem kryesor për njësinë administrative të Farkës, aty ku jetojnë mbi 40 mijë banorë. Ky segment rrugor prej 3.5km që i lidh banorët me pjesën urbane të Tiranës shfaqet në gjendje të mjerueshme, dhe kjo u ka mbyllur shumë dyer për zhvillim. Banorët thonë se nëse investohet në rrugë mund të hapen mundësi të mira për tregëti dhe shitje pronash e produktesh.

Zeqir Koçi banor në Farkë të Madhe, thekson se në këtë rrugë të rëndësishme që prej 2005 nuk është vënë dorë. Si pasojë e gjendjes së keqe të rrugës, mjetet e trasportit kryesisht autobusi i zonës që shërben si urë lidhëse për banorët me kryeqytetin, kanë hasur vështirësi. Rruga e keqe mban larg edhe investues të mundshëm që kanë ineteres në zona rurale.

“Problematika ka të bollshme por kryesore që desha të bisedoj me ju është gjendja e kësaj rruge. Kjo rrugë ka që nga viti 2005 që është bërë një investimi  vogël atëhere, një asfaltim i thjeshtë por thjesht më shumë për shkak të fushatës elektorale të asaj kohe. Për çdo lloj këtu kalon linja e urbanit për këtë zona këtej, por autobusët me zor po e shtyjnë me shpresën se kjo rrugë do rregullohet. Këto banorë janë venalinj, kanë prona, bagëti, për tregëti, për të blerë për të shit dhe të gjithë janë të interesuar që kjo rrugë të rregullohet sepse është i vetmi  segment ku ngelesh në situatë të vështirë”, tha Zeqir Koçi, banor i zonës.

Gjatë ciklit të diskutimeve në Farkë, në kuadër të projektit “Pushtetari përballë Qytetarit” që u implementua nga Infinit Plusi, administratori i njësisë, Z.Ardian Tufa përballë me problemet e raportuara nga banorët, premtoi për një projekt që do të investojë në këtë segment rrugor ku do të ketë edhe korsi biçikletash.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.