“Është më mirë të ndihmosh dikë në mënyrë më njerëzore”
11/10/2019 Shpërndaje

“Është më mirë të ndihmosh dikë në mënyrë më njerëzore”

“E fillova këtë punë disa muaj më parë. Me vite kam punuar në industrinë e mikpritjes, por u lodha duke u dhënë njerëzve ushqim dhe alkool në këmbim të parave. Është më mirë për mua të ndihmoj dikë në një mënyrë më njerëzore. Nicon, unë e ndihmoj me gjithçka përveç çështjeve mjekësore. Përpiqem ta vë veten në vendin e saj dhe e pyes se si do ti pëlqente. Qetësia është e mirë. Unë gjithmonë tregohem shumë e qetë. Ne padyshim që nuk mund të kemi biseda të gjata, por janë të mjaftueshme. Jam një person energjik. Çmenduria është se Nico është pikërisht dy herë më shumë se mosha ime. Ajo është dyzet e gjashtë dhe unë jam njëzet e tre. Ne kemi shumë gjëra të përbashkëta. Të dyja kemi udhëtuar shumë. Të dyja kemi dashur lirinë, kemi qenë rebele të vogla. Dhe tani ja tek jemi ulur në diell, në të njëjtin vend”.

(Berlin, Gjermani) Humans of New York

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.