25 vjeçarja shqiptare fiton çmimin e parë në Samitin Botëror të Inovacionit në Kinë
10/12/2019 Shpërndaje

25 vjeçarja shqiptare fiton çmimin e parë në Samitin Botëror të Inovacionit në Kinë

26 vjeçarja shqiptare Serena Leka ka shkëlqyer në Samitin Botëror të Inovacionit në Kinë, ku ka marrë çmimin e parë në një event të organizuar në fushën e sipërmarrjes dhe startup-eve.

Vajza nga Fushë-Arrëzi arriti të rrëmbejë vëmendjen e të gjithëve në Samitin Botëror të Inovacionit në Kinë, teksa emri i saj dhe i kompanisë “Cellugy” që ajo përfaqëson zuri vendin e parë.

26 vjeçarja ka udhëtuar në më shumë se 15 vende të botës, ndërsa ka qenë dhe drejtoreshë ekzekutive e rrjetit të studentëve ekselentë në Tiranë, është e vetmja studente shqiptare që ka fituar një bursë prej 50.000 euro nga Mbretëria daneze, si dhe ka qenë pjesë e grupit bërthamë të studentëve ekselentë nga mbarë bota.

Serena ka kryer studimet master në Danimarkë në Universitetin e Aarhusit, aty ku më pas dhe do të punësohej. Tashmë ajo është menaxhere projektesh në Departamentin e Inxhinierisë dhe Inovacionit në Universitetin e Aarhusit, aty ku dhe kreu studimet.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.