13 vjeçari mahnit jurinë e “The Voice” në Gjermani
Një 13 vjeçar nga Kosova na ka bërë krenar të gjithëve me performancën e shkëlqyer në “The Voice Kids” në Gjermani.
Bëhet fjalë për Besim Karpuzi nga Shala e Lipjanit i cili ka marrë pjesë në një edicion këndimi, por që ka arritur të mahnisë me zërin dhe paraqitjen dinjitoze gjate performancës në spektakël.
Artistët shqiptarë të moshave të ndryshme jo pak herë janë vlerësuar për talentet që kanë jashte vendit duke arritur suksese të njëpasnjëshme.
Një tjetër shembull suksesi ka qenë dhe 13 vjeçari Karpuzi, që mahniti jurinë me këngën “The Rainbow Connection”. Në videon më poshtë ndiqni performancën. Video
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
