Erkand Qerimaj fiton medalje bronzi
24/01/2018 Shpërndaje

Erkand Qerimaj fiton medalje bronzi

Shqipëria merr një lajm të gëzueshën në peshëngritje nga shkodrani Erkand Qerimaj. Peshëngritësi shqiptar Qerimaj u rendit i katërti në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes që u organizua në Amerikë në stilin e shtytjes deri në 77 kg por duke qenë se fituesi i vendit të tretë, shtangisti rumun Dumitru Captari ka rezultuar pozitiv në një test antidoping, shkodrani shqiptar ka zënë automatikisht  vendin e tij.

Qerimaj kthehet në Shqipëri me medalje bronzi në qafë nga botërori i peshëngritjers.  Lajmin e ka bërë vetë Erkandi i cili e ka dhënë si një lajm të mirë për gjithë shqiptarët.

Lajmin e ka konfirmuar Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes, që deklaron se rumuni ka dalë pozitiv me “ephedrine”, sakaq dhe vetë peshëngritësi shqiptar ka përcjellë lajmin e gëzueshëm për të gjithë.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.