Deborah në hapat e Elhaidës
13/05/2018 Shpërndaje

Deborah në hapat e Elhaidës

Deborah Xhako është 20 vjeçarja shqiptare që theu çdo parashikim në Itali. Deborah, me zërin e  saj brilant mahiniti “The Voice of Italy”, njësoj si Elhaida Dani në 2015, e cila u shpall fituese e kompeticionit.

20 vjeçarja rrëmbeu vëmendjen e të 4 trajnerëve gjatë performancave në spektakël, deri në gjysmëfinale, edhe pse nuk kishte të njëjtin fat si paraardhësja e saj Elhaida e cila triumfoi, duke u shpallur zëri i Italisë.

Xhako ishte pjesë e skuadrës së këngëtarit Alessandro Aleotti i njohur si J-AX kur performoi këngën “Bambola” të këngëtares kanadeze Beta Lemme. J-AX e komentoi mjaft mirë interpretimin e saj ndërsa tha: “Jam krenar me punë që ke bërë dhe e ke intepretuar mjaft mirë këtë këngë”.

Megjithatë Deobrah nuk mundi ta kalojë këtë turn, pasi reperi italian mes 4 konkurrentëve që garonin në këtë grup, zgjodhi 16 vjeçarin Andrea Tramacare. Por ajo s’u skualifikua sepse këngëtari Francesko Renga, e shtypi butonin duke e bërë pjesë të skaudrës së tij dhe pjesë të natës gjysmë finale.

Kantautori italian Francesco si çdo herë e ka vlerësuar talenten shqiptare, ndërsa i ka premtuar se “nëse do zgjedhë të jetë në skuadrën e tij ai do ta bëjë Dua Lipën italiane”. Tani i ka mbetur epiteti “Dua Lipa italiane” dhe pasi u bë pjesë e “The Voice” suksesi në të ardhmen është i garantuar për të.

Premisat që Deborah të ishte e dyta shqiptare që fitonte garën e këtij kompeticioni të rëndësishëm muzikor ishin të shumta, por ajo nuk arriti të ketë të njëjtin fat si artistja shkodrane Elhaida. Edhe pse fituese u shpall Maryam Tancredi, shqiptarja Deborah me thjeshtësi, saktësi dhe energji pushtoi skenën italiane duke na bërë krenarë të gjithëve. Presim të dëgjojmë sërish prej saj shumë shpejt.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.