I mbijetoi 4 kampeve naziste, 96 vjeçari ukrainas vritet nga bombardimet ruse
23/03/2022 Shpërndaje

I mbijetoi 4 kampeve naziste, 96 vjeçari ukrainas vritet nga bombardimet ruse

I kujtuar nga presidenti ukrainas Zelensky, Boris Romancenko, 96 vjec, ishte një i mbijetuar i kampeve naziste. Ai ëndërronte ende një botë paqeje dhe lirie duke promovuar iniciativa kundër tmerreve të kampeve shfarosëse dhe pse në moshë të thyer. Romancenko u vra teksa ndodhej në shtëpinë e tij në Harkiv, gjatë një bombardimi rus. Një raketë hodhi në erë ndërtesën ku jetonte. 

Romancenko ishte zv/ president i komitetit ndërkombëtar të të mbijetuarve të kampeve të përqendrimit. Në një njoftim zyrtar saktësohet se ai i kishte mbijetuar katër kampeve naziste. Kryebashkiaku i Lviv, u shpreh i shokuar nga ngjarja dhe shtoi se fashistët e rinj po vazhdojnë punën e Hitlerit. I lindur në 20 janar 1926 në Bondari pranë Sami, Romancenko u kap nga gjermanët në vitin 1942 dhe u internua në Dortmund si i burgosur lufte. Në tetor 1943 u arratis por u kap sërish nga gjermanët dhe u internua dhe njëherë. Ai u detyrua të bashkëpunonte me gjermanët për të krijuar raketa balistike para se të transferohej në kampet e përqendrimit në Bergen Belsen.

Pas luftës, 96 vjeçari kontribuoi në krijimin e një rrjeti ndihmash për ish viktimat e persekutimit nazist në Ukrainë. Nëpër evente të ndryshme ai vishte uniformën me vija me trekëndëshin e kuq të qepur në kraharor, në mënyrë që askush të mos harronte të internuarit politikë.

Që nga fillimi i konfliktit në Ukrainë, Zelensky shpesh e ka krahasuar pushtimin rus me Holokaustin, duke u bërë objekt kritikash nga ana e deputetëve të parlamentit izraelit.

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.