Elisi, muzikanti nga Fieri që luan bateri edhe mes deleve
09/10/2018 Shpërndaje

Elisi, muzikanti nga Fieri që luan bateri edhe mes deleve

Elis Veizi është baba i 2 fëmijëve. Ai jeton në një fshat të Fierit në kushte jo të mira ekonomike. Që në moshën 10 vjeçare ka qenë baterist dhe me kalimin e viteve e ka perfeksionuar më shumë këtë profesion nëpër dasma.

Trendi ka ndryshuar dhe vitet e fundit Elisi filloi të mos kishte punë nëpër dasma si baterist dhe kjo e detyroi te punojë si dixhej. Konkurenca dhe eksperienca jo e mjaftueshme nuk e ndihmuan në treg dhe mbeti serish i papunë. Duke qenë se te ardhurat për të mbajtur familjen siguroheshin vetëm nga ai, u detyrua te mbledhe materiale te riciklueshme per te mbajtur familjen, por ishte shume e veshtire permbushja e  nevojave bazike ushqimore, aq me pak shkollimi i femijeve.

Së fundmi kryefamiljari i është përkushtuar një tjetër biznesi, këtë herë merret me gjedhë.  Babi i 2 fëmijëve ka 5 dele dhe një dash në shtëpi dhe kërkon që në të ardhmen ti shumojë sepse me to po ia del të sigurojë më shumë të ardhura, për të mbajtur familjen. Fëmijët shkojnë çdo ditë në shkollë, ushqehen me qumësht dhe shëndeti i tyre është i mirë. Gjatë një vizite në shtëpinë  e tij (per nje reportazh) Elisi tregon më shumë rreth jetës dhe pasionit të fëmijërisë.

Për disa minuta nuk ndaloi së rëni baterisë, me gjithë dëshirën që kishte. Edhe pse në oborrin e shtëpisë mban delet dhe kujdeset për to, baterinë s’e ka braktisur. Në shtëpi, pak metra larg deleve apo edhe në ndonjë dasëm tek të afërmit ku mund ta ftojnë, raste që tashmë janë të rralla, ende preferon të ushtrojë profesionin e vjetër, shkruan pozitivi.org. Thotë se nëse do kishte sërish punë do t’i linte delet për të punuar me bateri nëpër dasma dhe festa familjare.

Famija e përbërë nga katër anëtarë, ka vetëm 2 dhoma. Kushtet e banesës ku jetojnë nuk janë shumë të mira por të gjithë ndihen rehat dhe të lumtur në praninë e njëri-tjetrit. Bashkëshortja e Elisit, Denisa Veizi pasi bëri një kurs profesional ka dy muaj që ka nisur punë në një fasoneri. Ndihet e gëzuar që pas kaq shumë vitesh i ka mbushur mendjen bashkëshortit që ajo të fillojë një punë. Puna dhe kursi përveçse e kane ndihmuar të ketë një ditë të planifikuar, një jetë më sociale dhe një profesion, ka stabilizuar dhe ekonominë e familjes.

© 2018 – 2020, Pozitivi. All rights reserved.