Ekstradimi i Morinës në Serbi, ministri i Jashtëm shton shpresat
Ekstradimi i Ballist Morinës është kthyer një nga çështjet më të diskutuara në vend.
Pas kërkesave ndaj shtetit Kroat nga ana e autoriteteve shqiptare, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka konfirmuar edhe njëherë përpjekjet që po bëhen në lidhje me çështjen e Morinës.
Përpjekjet vazhdojnë që nga komunikimi i kryeministrit Rama me kryeministrin Kroat në Samitin e Kartës së Adriatikut që u mbajt në Mal të Zi disa ditë më parë.
Bushati është shprehur besimplotë se çështja do të zgjidhet në mënyrë racionale duke marrë shembull precedentin Italian, ku ju refuzua kërkesa Serbisë. Bushati shprehet se beson që Kroacia duhet të ndjekë këtë precedent, duke ndaluar ekstradimin e Morinës, i njohur si njeriu që lartësoi flamurin Kuq e Zi në Beograd.
© 2017, Pozitivi. All rights reserved.
