Afësitë e fituara në burg, i përdor për t’u ndiçuar jetën pacientëve me kancer
05/03/2019 Shpërndaje

Afësitë e fituara në burg, i përdor për t’u ndiçuar jetën pacientëve me kancer

Aftësia që një burrë ka fituar në burg është duke ndriçuar jetën e pacientëve me kancer. Me duar të dashura dhe me grep e fije të hollë, një zejtar e bën botën pak më të ngrohtë duke thurur kapuçë me ngjyra, pothuajse aq të forta sa tatuazhet e tij në parakrah.

Kurt Stapleton mësoi të thurë me grep në burg një dekadë më parë. Tani po bën kapele për pacientët me kancer që kanë humbur flokët. “Rreth një vit më parë, fillimisht postova një kapele që isha duke bërë dhe miqtë e shpërndanë”, tha 42-vjeçari për CNN. Ai mendoi se postimi i tij ngjalli interes për kapuçat e thurur.

Tani Madison dërgon kapele për pacientët me kancer në të gjithë botën, pa pagesë. Ai ka bërë rreth 50 kapele në muajin e kaluar dhe mbi 40 apo më shumë porosi ka për të bërë aktualisht. Njerëzit aq larg sa Tajlanda, Afrika e Jugut dhe Filipinet janë duke veshur kapelet e tij. Stapleton gjithashtu merr donacione nga e gjithë bota për ta ndihmuar në financimin e këtij projekti.

Kurt e di shumë mirë se për çfarë kapuçësh kanë nevojë pacientët. Në vitin 2006, ai humbi babanë nga kanceri i fshikëzës.”Nuk isha në gjendje të bëja asgjë për ta ndihmuar. Sepse ndodhi kaq shpejt”, tha ai.

Kapelet që bën tani janë mënyra më e mirë për të nderuar babanë e ndjerë. “Unë jam duke u përpjekur të bëj disa gjëra të mira në botë”. Vdekja e babait ishte një periudhe e vështirë në jetën e Stapleton. Por lufta me të keqen nuk mbaron këtu. Në maj të 2009, ai u arrestua dhe u akuzua për grabitje me armë, shkruan Pozitivi.

Gjatë tre viteve pas hekurave, Stapleton mësoi të punonte me grep. Ishte ngushëlluese për të, kështu që kaloi shumë kohë duke mësuar se si ta bënte këtë gjë sa më mirë. “Ata kishin një program donacioni për të burgosurit për të bërë gjëra për fëmijët në nevojë. Kështu fillova dhe unë, mësova veten”, tha ai.

Stapleton, i cili menaxhon një depo, është i gjatë dhe peshon shumë kile, megjithatë ka një zemër të madhe. “Unë e marr djalin nga çerdhja pas punës. Bëj punët e shtëpisë dhe ushqej kafshët”, tha Kurt. Ai ka një qen, tre mace, katër breshka, një peshk dhe një zvarranik të quajtur dragua me mjekër. Ndërsa gjatë kohës së lirë thur me grep kapele.

Kapelja e tij do të thotë shumë për ata që e marrin. Wendy Oren nga Edgerton, Wisconsin, po lufton kancerin. Ajo vesh një nga kapelet e Stapleton si një kostum forcash të armatosura.

“Nuk mund ta gjej fjalë ta përshkruaj atë që dikush mendon se është një gjë e vogël. Edhe pse ai nuk e di se kush jam unë, fakti që do të sigurohet se e kam një kapele, të përcjell një ndjenjë të mrekullueshme. Ndihem e mbështetur dhe e dashur”, tha ajo për CNN, shkruan pozitivi.org.

Por Stapleton përpiqet ti shmangë lavdërimet për veten, duke treguar edhe njëherë se sa me dashuri i dhuron ato kapele për njerëzit me kancer. “Unë jam vetëm një djalë që bën kapele. Njerëzit që luftojnë me kancerin janë heronjtë”, tha ai.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.