Edukimi seksual në 3 lëndë në shkolla, Sina: Universitetet duhet të krijojnë në të ardhmen mësues të këtij profili
Edukimi seksual ka qenë dhe vazhdon të mbetet një çështje tabu në vendin tonë dhe vende të tjera të rajonit. Shqipëria është konsideruar si promovuese e edukimit seksual gjithëpërfshirës në Evropën Juglindore dhe një nga arsyet është se vendi ka bërë progres të dukshëm në lidhje me përfshirjen e edukimit seksual në kurrikulat shkollore dhe në trajnimin e mësuesve.
Edlira Sina koordinatore kombëtare për edukimin seksual në Shqipëri tregon si ka evoluar përfshirja e edukimit seksual në sistemin arsimor në Shqipëri që nga vitet 90’, kur ka filluar për herë të parë në lëndën e biologjisë. “Edukimi seksual ka filluar që në vitet 90, ka qenë vetëm për lëndën e biologjisë. Ne themi se jemi të suksesshëm sepse nuk e zhvillojmë vetëm për lëndën e biologjisë me tema të përcaktuara që tashmë dihen por e kemi të vendosur edhe në lëndët e edukimit fizik në lëndën e qytetarisë, dhe e kemi filluar në grupmosha më të hershme. Edukimi shëndetësotr me fokus edukimi seskual si aftësi për jetën zhvillohet nga mosha 10 vjeç deri në 18”.
Pika kyçe e avancimit të Shqipërisë kundrejt vendeve të tjera të rajonit sa i përket edukatës seksuale është përfshirja e saj në në 3 lëndë mësimore që është biologjia, qytetaria dhe edukimi fizik si dhe trajnimi i mësuesëve. “Një nga këto është që ne kemi lobuar me ministrinë e arsimit dhe kemi vendosur që në programet shkollore të jetë e përfshirë edukata seksuale. Si është e përfshirë kjo? Siç e përmenda dhe më lart është e përfshirë në 3 lëndë mësimore që është biologjia, qytetaria dhe edukimi fizik. Duke parë këtë vendosje në programet tona nevojitet që mësuesi të jetë i trajnuar. Kemi bërë edhe lidhje mes universiteteve dhe mësuesëve të cilët përgatitën dhe duhet të dalin neser, dhe patjetër që universitetet duhet të krijojnë në të ardhmen mësues të këtij profili”, thotë Sina ndër të tjera.
Intervista me Edlira Sina (Koordinatore Kombëtare për Edukimin Seksual në Shqipëri) për pozitivi.org:
Shqipëria është konsideruar si promovuese e edukimit seksual gjithëpërfshirës në Evropën Juglindore. Cilat janë arsyet që është bërë një vlerësim i tillë për vendin tonë?
Unë jam Edlira Sina koordinatore kombëtare për edukimin seksual në Shqipëri. Ky term ka ndryshuar kohë pas kohe. Ka filluar si edukim seksual dhe aftësi për jetën, sot e kemi emërtuar edukimi seksual si aftësi për jetën. Edukimi seksual ka filluar që në vitet 90, ka qenë vetëm për lëndën e biologjisë. Ne themi se jemi të suksesshëm sepse nuk e zhvillojmë vetëm për lëndën e biologjisë me tema të përcaktuara që tashmë dihen por e kemi të vendosur edhe në lëndët e edukimit fizik në lëndën e qytetarisë, dhe e kemi filluar në grupmosha më të hershme.
Edukimi shëndetësotr me fokus edukimi seskual si aftësi për jetën zhvillohet nga mosha 10 vjeç deri në 18. Ne kemi përgatitur një kurrikul e cila përmban tema të bazuara në standarte ndërkombëtare dhe këto tema janë përshtatur për kurrikulën tonë. Kemi trajnuar në mënyra kaskade mësuesit që nga viti 2005 deri më tani. Rreth 70% e mësuesve kanë marrë informacion mbi këto tema dhe mundohen ti zbatojnë në shkollë. Themi mundohemi për arsye sepse ata duhet të ndihmohen të jenë të informuar për të zbatuar këto tema specifike me fokus edukimin seksual si aftësi për jetën.
Atë që mund të themi se jemi krahasimisht më mirë se rajoni është se ne në çdo vit shkollor është një urdhëresë e cila është ndihmesë e ministrisë së arsimit ku thotë se në ato shkolla ku mësuesit janë të trajnuar mund ta zbatojnë. Ne shpresojmë dhe mendojmë se në vitin 2021 mund të mbulojmë pothuajse të gjithë Shqipërinë me trajnime.
Ju mendoni se pika kyçe e vendit tonë krahasuar me vendet e tjera është trajnimi i mësuesëve?
Pikërisht! Një nga këto është që ne kemi lobuar me ministrinë e arsimit dhe kemi vendosur që në programet shkollore të jetë e përfshirë edukata seksuale. Si është e përfshirë kjo? Siç e përmenda dhe më lart është e përfshirë në 3 lëndë mësimore që është biologjia, qytetaria dhe edukimi fizik. Duke parë këtë vendosje në prograsmet tona nevojitet që mësuesi të jetë i trajnuar. Kemi bërë edhe lidhje mes universiteteve dhe mësuesëve të cilët përgatitën dhe duhet të dalin neser, dhe patjetër që universitetet duhet të krijojnë në të ardhmen mësues të këtij profili.
Cilat janë planet e ardhshme për ta shtrirë edukimin gjithëpërfshirën në rangun mbarëkombëtar?
Në rangun mbarëkombëtar pothuajse ne jemi shtrirë në të gjitha drejtoritë arsimore të Shqipërisë. Thash që rreth 70% e mësuesëve e kanë marrë si informacion po nevojitet që kohë pas kohe të trajnohen, të informohen për zbatimin e këtyre tematikave në shkollë dhe të ndihmojnë edhe mësuesit e tjerë që nuk kanë marrë trajnim. Nevojiten më shumë materiale, mësuesi ka nevojë për sa i takon metodologjitë në mësimdhënie, aty është pika më e dobët për çdo mësues se si do ti japë, ti ekspozojë në klasë këto tema.
Dhe pika tjetër janë tekstet që do të kenë nxënësit nesër në të ardhmen që do të kenë materiale ndihmëse. Një pikë tjetër e rëndësishme është që prindërit të jenë të informuar dhe për këtë kemi punuar shumë që prindërit të marrin informacion sesi fëmijët e tyre marrin informacion, sesi fëmijët e tyre mësojnë në shkollë, çfarë temash marrin. Pra është punuar në dy fronte. Ky është dhe suksesi i Shqipërisë, që është punuar si në shkollë dhe jashtë shkolle. Ojf të ndryshme kanë ndikuar që informacioni që bëhet në shkollë të shpërndahet edhe jashtë shkolle, tek prindërit.
Sa bashkëpunues janë prindërit?
Unë jam vetë prind dhe do të dëshirojë që fëmija im ta merrte informacionin në shkollë. Dhe për këtë më ka pëlqyer kur fëmija im ka ardhur në shtëpi dhe e ka marrë informacionin nga shkolla. Prindi vetë e ka dëshirë që fëmija e vetë të dijë. Por kanë dëshirën që ta marrin në mënyrë të strukturuar të kuruar, këtë informacion ta marrin në shkollë. Në mosha më të hershme dhënia e këtij informacioni është pak më e vështirë, dhe kërkon më kujdesi si nga ana e mësuesëve dhe kërkon një metodologji më të përcaktuar përsa i takon grupmoshave të vogla.
Por sa më herët të fillohet ky lloj edukimi është shumë më mirë për fëmijët kur arrijnë në një pikë të caktuar kur ata janë të ndërgjegjshëm për veten e tyre se si të mbrohen dhe ruhen, e të jenë qytetarë të shëndetshëm e të kulturuar.
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
