Kultura shqiptare prezantohet në Festën e Popujve
02/06/2019 Shpërndaje

Kultura shqiptare prezantohet në Festën e Popujve

Shqiptarët në Itali kanë ruajtur traditat dhe i përcjellin ato edhe për popullin italian. Në datën 9 dhe 10 qershor kultura shqiptare do të prezentohet në Festën e Popujve, në Bolzano, njofton Shkolla Shqipe Trento.

Në këtë festival do të marrë pjesë edhe komuniteti shqiptar përgjatë dy ditëve. Përmes aktiviteteve të ndryshme, ata do të prezentojnë kulturën dhe traditën shqiptare, me këngë, valle e ushqime shqiptare.

Në ditën e parë të festivalit më datë 9 qershor, rreth orës 19:00 do të këndojnë nxënësit e klasës shqipe në Bolzano.

Sakaq do të prezantohet edhe kuzhina shqiptare përmes kuzhinierit Ben Kokici si dhe do të ketë kërcime nga grupet e valleve. Edhe në ditën e dytë të festivalit më 10 qershor 2019 do të ketë veshje tradicionale, muzikë dhe valle shqiptare.

 

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.