Donatori i mistershëm i dhuron shpresë për jetën 4-vjeçarit me kancer
20/10/2018 Shpërndaje

Donatori i mistershëm i dhuron shpresë për jetën 4-vjeçarit me kancer

Një person misterioz ka dhuruar 130.000 dollarë për një djalë katërvjeçar me kancer që të marrë trajtim në SHBA për të shpëtuar jetën e tij.

Prindërit e Zac Oliver, pacientit me leuçemi arritën të mblidhnin shumën që duhet prej £ 500,000, pasi një dhurues misterioz lexoi në internet historinë e Zac dhe bëri një donacion prej 100,000 paund.

Zac u diagnostikua me një lloj të rrallë të leuçemisë në maj. Ai është një nga gjashtë personat në botë që kanë këtë lloj diagnoze. Trajtimi kohët e fundit është licencuar për përdorim në Britani të Madhe, por kriteret e rrepta mjekësore thonë që Zac nuk ka të drejtë të përfitojë.

Familja e djalit tani mund ta përballojë që të fluturojë në Spitalin e Fëmijëve në Filadelfia për terapi 17-javore e cila do t’i japë Zac-it 60-80 për qind shanse për të mbijetuar, në krahasim me më pak se 25 për qind nëse vazhdon me kimioterapinë në Mbretëria e bashkuar.

E ëma tregoi se mori një telefonatë ku i thanë “të mos shqetësohej” dhe “të paketonte çantat”, duke e siguruar se nuk ishte një mashtrim. Orë më vonë, paratë u transferuan në llogarinë e tyre bankare.

“Duhet të jetë një person shumë i veçantë ai që e ka bërë këtë”, ka thënë ajo për Daily Mail. “Ata na kanë dhënë një dhuratë masive, jetën për Zac, shpresën. Por kështu bënë edhe të gjithë të tjerët që na ndihmuan”.

“Fjalët nuk janë të mjaftueshme për t’u shprehur sa e vlerësojmë ndihmën e të gjithëve, mbështetjen që ofron donatori”. Familja ka për qëllim të fluturojë në Amerikë muajin e ardhshëm pasi Zac të përfundojë një javë tjetër të kimioterapisë. “Është vërtet emocionuese të dimë se fundi është në horizont. Kjo do të thotë se ka një shans që Zac të shërohet për Krishtlindje”, tha Hannah.

[su_custom_gallery source=”media: 9180,9179″ link=”lightbox” width=”250″ height=”750″ title=”never”]

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.