Djali i humbur në një fushë misri, gjendet falë teknologjisë
21/10/2019 Shpërndaje

Djali i humbur në një fushë misri, gjendet falë teknologjisë

Me anë të një droni është bërë e mundur gjetja e një djali të humbur në një fushë misri. Një 6-vjeçar në Minesota që kishte humbur u gjet i sigurt në një fushë misri falë një droni.

Më shumë se 600 njerëz vullnetarisht kishin dalë në kërkim për ta gjetur por Ethan i cili kishte ikur për të luajtur me qenin e tij pranë shtëpisë në Palmer Township, u gjet nga një paisje elektronike që lëviz në qiell të hapur.

Ethan u gjet, me qenin e tij Remington, rreth orës 1:50 në mëngjes. Të dy shtrirë në një fushë misri pak më shumë se një milje në lindje të shtëpisë së tij, tha Sherifi Joel Brott në një deklaratë.

Ai i dha qenit të tij “Remmie” një përqafim të madh këtë mëngjes pasi ishte ai që qëndroi pranë tij tërë natën dhe e mbajti ngrohtë.

Ethan i tha KMSP se Remmie e mbajti të sigurt dhe ai falënderoi të gjithë ata që dolën duke kërkuar për ta gjetur.

Safe and Sound: 6-year-old Ethan Haus thanks community for finding him last night

SAFE AND SOUND: Ethan Haus wants to thank everyone who helped find him last night. More than 600 people volunteered their time to find him. He gave his dog "Remmie" a big hug this morning after he stuck by his side all night and kept him warm.

Posted by Gordon Severson on Wednesday, October 16, 2019

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.