Dita olimpike, sportistët e rinj shpalosin talentet
09/04/2019 Shpërndaje

Dita olimpike, sportistët e rinj shpalosin talentet

Shkolla e Mesme Kombëtare Sportive Benardina Qerraxhia zhvillon javën olimpike në të cilën morën pjesë nxënës të kësaj shkolle dhe të shkollave 9 vjeccare në Durrës, me qëllim ndërgjegjësimin e të rinjve për të drejtat që kanë në ngritjen e lojrave olimpike, për një shoqëri më të shëndetshme në të ardhmen. Në këtë ditë shumë talente të reja që premtojnë të zhvillojnë të ardhmen e sportit në Shqipëri kanë shpalosur aftësitë e tyre, duke përcjellë mesazhe të bukura për të gjithë pjesëmarrësit përmes disiplinave që zhvilluan dhe lëvizjeve tradicionale përmes kërcimit.

Ky aktivitet u zhvillua me lojëra dhe disiplina të ndryshme sportive, me kërcime popullore dhe moderne të përgatitura nga vetë nxënësit. Të përfshirë ishin djem dhe vajza të të gjitha grupmoshave, si simbol i respektimit dhe promovoimit të të drejtave të barabarta, kudo, edhe në sport.

E pranishme në aktivitet ishte edhe drejtoresha e UNFPA Albania Rita Columbia e cila gjatë fjalës së saj përshëndetëse theksoi rëndësinë e përfshirjes së djemve dhe vajzave në lojëra, në mënyrë të barabartë, duke shembur muret e shoqërisë tonë patriakale. “Sikurse u dëgjua rëndësia e lojërave olimpike që në fillesat e saj është të përfshijë njerëzit përmes sportit. Kur flasim për barazinë gjinore nuk është të flasësh për numra e rëndësishmë është të kemi përfshirje të barabartë. Shikoj vajza e djem të përfshirë në sport, shpresoj që herës tjetër kur të vij të shikoj vajza dhe djem të përfshirë edhe më shumë në sport”, tha ndër të tjera Columbia.

Organizime të tilla olimpike janë bërë tradite prej 3 vitesh, ku ndër të tjera jepen dhe çmime për sportistët më të spikatur në disiplina të ndryshme. Gjatë aktivitetit u mbajt dhe betimi olimpik, një ritual që u përdor për herë të parë në vitet 1920. “Në emër të të gjithë sportistëve premtoj se do të marrim pjesë në këto lojëra olimpike duke mbajtur parasysh rregullat dhe duke i respektuar ato, për të ruajtur shpirtin e vertetë të sportistit dhe për lavdi të sporteve tona”, ishte kjo një frazë e shëkputur nga betimi.

Qëllimi i organizimeve të kësaj natyre është angazhimin i të rinjve në sport për një jetë sa më të shëndetshme dhe aktive. Ato shërbejnë për të ndryshuar mentalitetin dhe për të orientuar të rinjtë sa më shumë drejt sportit dhe kulturës. Aktiviteti u zhvillua nga shkolla me bashkëpunim të UNFPA dhe KOKSH në kuadër të 50 vjetorit të UNFPA dhe 25 vjetorit të konferencës ndërkombëtare për popullsinë dhe zhvillimin. Në emër të KOKSH ka mbajtur fjalën përshëndetëse Viron Bezhani i cili inkurajoi te rinjte te jene me te angazhuar ne sport dhe ta duan ate qe bejne me zemer.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.