Dita lexo një libër, zgjidhni shokun më të mirë
Bëni zgjedhjen e duhur! Libri është shoku më i mirë që do t’ju shoqërojë gjatë gjithë jetës. Çdo grupmoshë është protagoniste e librarive më të mëdha në botë, nëse nuk jeni regjistruar ende shkoni me vrap pranë zonës tuaj.
Më datë 8 tetor është dita e nismës #LexoNjëLibër ndaj Biblioteka e Kongresit ju vjen në ndihmë! Keni mundësinë të zgjidhni një titull nga kjo seri librash klasikë për fëmijë tek https://www.loc.gov/#reuse.
Shpesh në vend janë ndërmarrë nisma për të promovuar librin, një vlerë e transmetuar për çdo shoqëri.
Disa libra fantastikë të sugjeruar nga pozitivi.org:
“Lufta dhe Paqja”, është një roman me katër vëllime, i botuar në vitin 1869 prej Leon Tolstoit.
“Ana Karenina”, e shkruar gjatë viteve 1873-1877 prej shkrimtarit të madh rus Leon Tolstoi.
“Hamleti”, është drama më e famshme e kohërave e shkruar prej dramaturgut Uilliam Shekspir.
Zonja Bovari”, është novela e parë e Gustav Floberit.
“Lolita”, një roman nga Vladimir Nabokov.
“Middlemarch”, nga Xhorxh Eliot
“Të vrasësh zogun përqeshës” nga Haper Lee
“Një mijë e një net”, anonim
“Nën rrjetë” nga Iris Murdoch
“Blloku i artë i shënimeve” nga Doris Lessing
“I huaji” nga Albert Kamy
“Procesi” nga Franc Kafka
“Nëse në një natë dimri një udhëtar” nga Italo Calvino
Disa nga shkrimtarët e sugjeruar nga pozitivi.org janë:
Leon Tolstoi, i vlerësuar si shkrimtari më i madh botëror me 327 pikë.
Uilliam Shekspir, dramaturgu, poeti dhe shkrimtari më i njohur anglez.
Vladimir Nabokov, shkrimtari rus i famshëm për romanin “Lolita”.
Fjodor Dostojevski, shkrimtari, filozofi dhe eseisti rus.
Gustav Flober, është një nga novelistët më të njohur francezë të shekullit të 19.
Xhejn Ostin është shkrimtarja e vetme që arrin të përfshihet në listën e shkrimtarëve më të mirë botërorë.
Çarls Dikens.
Xhejms Xhojs.
© 2017, Pozitivi. All rights reserved.
