Disa romane që rekomandohen për pushimet e verës
16/07/2018 Shpërndaje

Disa romane që rekomandohen për pushimet e verës

Vera përveçse duhet shfrytëzuar për pushime e rëndësishme është që të marrim kudo me vete dhe disa romane që duhet t’i lexojmë patjetër. Në mal, në det, në shtëpi kudo të jeni, në çantën tuaj të sendeve personale duhet të mbani të paktën një roman. Ndoshta nuk keni mundësi të shkoni me pushime, ju mund të arrini në çdo destinacion përmes imagjinatës, duke lexuar lira.

Bukinist ka rekomanduar 12 romane për lexim gjatë pushimeve verore, të cilat i përasin llojit mister, thriller, romanca, sagë, realizëm magjik, romane psikologjike etj. Le të vazhdojmë me listën e rekomandimeve si më poshtë:

1.“Origjina” nga Dan Brown; Origjina është jashtëzakonisht krijues – romani më i shkëlqyer dhe më zbavitës i këtij autori deri më sot.

2.“Nën ujë” nga Paula Hawkins; Autorja e romanit bestseller “Vajza në tren”, Paula Haëkins na paraqet tani një histori mahnitëse, plot kthesa dhe thellësisht të ndjerë, e cila tregon se sa “mashtruese” mund të jenë emocionet dhe kujtimet, por edhe se në ç’mënyrë shkatërrimtare mund ta zgjasë e shkuara dorën drejt së tashmes.

3.“Ajo e errëta” nga Enkelejd Lamaj; Çdo vend ka (të paktën) një shtëpi të braktisur dhe çdo shtëpi e braktisur ka historinë e saj. Në Stora – fshat bregdetar pranë Sarandës – historia e shtëpisë së braktisur është e trishtë, e dhimbshme dhe e mbushur me terror.

4.“Për dashurinë dhe demonë të tjerë” nga Gabriel Garcia Marquez; Kur një doktoreshë shfaqet në pragun e derës së Marquis de Casalduero-s dhe parashikon një sëmundje tërbimi në qytetin e tyre port në Kolumbi, ai i shpërfill pretendimet e saj – deri në momentin kur dëgjon se vajza e tij e vogël, Sierva María, ishte një nga katër personat e kafshuar prej një qeni të tërbuar dhe e vetmja që kishte mbijetuar. Sierva María duket krejt e padëmtuar – por, ndërsa thashethemet për sëmundjen e tërbimit përhapen, Marquis dhe gruaja e tij, habiten me shëndetin e saj që vijonte të ishte mirë.

5.“Shuma e ditëve” nga Isabel Allende; Vitet që pasuan vdekjen e së bijës, Paulës, Isabel Alende i përshkruan në formë ditari, duke bërë një kronikë të familjes, të cilën e ka mbledhur me mund në Kaliforni. Kujtimet ndërthuren me reflektimet mbi jetën, mbi veprën e saj dhe mbi botën bashkëkohore.

6.“Mbretëresha e festës së madhe” nga Adriana Trigiani; Adriana Trigiani pas romanit “Gruaja e këpucarit” vjen me një tjetër roman të suksesshëm në gjuhën shqipe. Sërish një histori dashurie, në mjedise italo-amerikane, ku e kaluara rri pezull plot magji, dhe mister mbi fatet e dy personazheve të romanit, Nelës dhe Renatos. Trigiani ka një talent mahnitës prandaj edhe me këtë libër sfidon….

7.“Matja e botës” nga Daniel Kehlmann; Gausi, një matematikan, fizikan dhe astronom ftohet, nga Aleksandër fon Humbold, eksplorues, gjeograf dhe shkencëtar, të shkojë në Berlin ku do të mbahet një kongres shkencëtarësh. Gausi nuk ka aspak dëshirë të marrë pjesë, nuk i pëlqen të udhëtojë, njerëzit nuk para i interesojnë; është tip i vetmuar, tejet kritik dhe gërnjar, por Humboldi është më kokëfortë dhe arrin ta bindë.

8.“Historia e vajzës së humbur” nga Elena Ferrante; Historia e vajzës së humbur” është vëllimi i katërt dhe i fundit i “Mikeshës gjeniale”, sagës që e ngriti autoren në shkallën e një prej shkrimtareve më të mira në botë. Prandaj Guardian shkruan për këtë sage: “Kurrë më pare s’është botuar diçka e tillë”.

9.“Motra tjetër” nga Kristin Hannah;

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.