Dashuria nuk njeh kufi…edhe për kafshët!
Ndonjëherë kafshët shtëpiake zëvendësojnë personin e 3 në familje…
Marinela Ndreu, 23 vjeçarja nga Mirdita jeton në Pekin së bashku me partnerin dhe macokun i cili quhet Tommy.
Vajza nga Mirdita dje ka bërë një festë të madhe për maçokun, me rastin e 1 vjetorit. Ngjan me një festë njerëzish sepse si të tillë e trajtojnë maçokun në familjen e tyre. Marinela tregon për pozitivi.org se Tommyn e ka marrë në shtëpi që kur ishte 1 muajsh, ndërsa dje festoi 1 vjetorin e tij, në prani të famijes së madhe.
“Në fakt më përpara kam qenë e dashuruar pas kafshëve, tani jam e dashuruar pas Tommy-t, sepse me Tommyn për një vit kam kaluar momentet më të paqta, më beso ma ka mbushur jetën plot”, tha Marinela. Marinela i bleu Tommyt dorezë për krehjen e flokëve dhe disa lodra të preferuara, ndërsa atmosfera në shtëpi ka qenë tepër gazmore, me humor e të qeshura pasi të ftuar kanë qenë miqtë më të mirë të maçokut.
Atosferën Marinela e përshkruan kështu për pozitivi.org: “Ne jemi një familje shumë e madhe. Afër nesh jeton motra ime me bashkëshortin. Ata kanë dy kafshë, Jerry macokun dhe Cash qeni. Sa për atmosferën ishte shumë e lehtë, mjafton të shikonin që torta ishte bërë me whiskas (ushqimin e preferuar të tij) dhe u bë atmosfera. E gjithë pjesa tjetër ishte hand made nga unë me shumë dashuri për ditëlindjen e parë të Tommy”.
Kafshët shpesh keqtrajtohen, por ka shumë dhe nga ata njerëz që japin jetën pas tyre. Marinela nëpërmjet pozitivi ka një mesazh të fortë dhe të bukur për të dyja palët. “Oh, për të tillë njerëz nuk kam fare mesazhe. Sepse ata njerëz që keqtrajtojnë kafshët janë me kafshë se kafshët vetë.
Ndërsa atyre që i duan, ju them të mos i braktisin kurrë. Unë kam bërë shumë sakrifica për ta patur Tommy-n gjithmonë me vete. U bë një muaj që jemi pajisur me pashaportë kështu që tani e tutje mund të udhëtojë me mua kudo nëpër botë, e të japë paqe që vetem një macok i bukur si ai di të japë”.
Intervista ekskluzive për pozitivi.org me Marinela Ndreu:
Pozitivi: Dje Tommy kishte ditëlindjen, sa vjeç bëri?
Marinela: 1 vjec. Tommy ka ardhur ne shtëpinë time 1 muajsh. Praktikisht kemi 11 muaj të lumtur bashkë.
Pozitivi: Si shkoi ditëlindja?
Marinela: Ne jemi një familje shumë e madhe. Afër nesh jeton motra ime me bashkëshortin. Ata kanë dy kafshë, Jerry macokun dhe Cash qeni. Sa për atmosferën ishte shumë e lehtë, mjafton të shihni që torta ishte bërë me whiskas (ushqimin e preferuar të tij) dhe ja ku u bë atmosfera. E gjithë pjesa tjetër ishte hand made nga unë me shumë dashuri për ditëlindjen e parë të Tommy.

Pozitivi: Çfarë dhurate i bëre?
Marinela: Dhuratë i bëra një dorezë për krehjen e flokut dhe disa nga lodrat e preferuara. Unë dhe partneri kalojmë shumë kohë me Tommyn, fatmirësisht nuk është bërë pengesë për marrëdhënien tonë, përkundrazi Tommy ka sjellur shumë të qeshura dhe dashuri në shtëpi.

Pozitivi: Ju kujdeseni për kafshët si familje. Çfarë kushtesh kërkon një mace?
Marinela: Haha deri diku po. Një mace nuk kërkon shumë kushte, kërkon një ambient të pastër sepse macet janë shumë të pastra. Rërën për nevoja personale të cilën mund ta pozicionosh në një vend ku macja e dallon lehtë. Ushqimin dhe ujin shumë të pastër. Edhe vëmendje, kjo është më e rëndësishmja, të paktën për Tommyn, ai kërkon vëmendje nga të gjithë.
Pozitivi: Pak më parë the që kafshët nuk flasin por ti dhe Tommy komunikoni. Si merreni vesh, për çfarë komunikimi e ke fjalën?
Marinela: Tommy kupton të gjitha fjalët kyce që unë përdor për komunikimin tonë. Ndërsa unë kuptoj çdo mjaullimë qe ai bën. Mjaullimat e tij janë karakteristike për çdo gjë që ai dëshiron, ujë, bukë, të luaje apo të përkëdhelet. Kemi mësuar të ulemi kur unë i them ulu dhe të bëjme high five gjithashtu.
Pozitivi: Tommy është e vetmja kafshë që ke pasur?
Marinela: Kam pasur një mace kur kam qenë e vogël, por unë nuk kujdesesha dot për të dhe prindërit vendosën ta hiqnin nga shtëpia. Tani e kuptoj që realisht kafshët duan shumë përkujdesje.
Pozitivi: Një mesazh për të gjithë ata që keqtrajtojnë kafshët?
Marinela: Oh, për të tillë njerëz nuk kam fare mesazhe. Sepse ata njerëz që keqtrajtojnë kafshët janë më kafshë se kafshët vetë.
Ndërsa atyre që i duan, ju them të mos i braktisin kurrë. Unë kam bërë shumë sakrifica për ta patur Tommy-n gjithmonë me vete. U bë një muaj që jemi pajisur me pasaportë kështu që tani e tutje mund të udhëtojë me mua kudo nëpër botë, e të më japë paqen që vetem një macok i bukur si ai di të japë.
Pozitivi: E ke pajisur me dokumentacion, çfarë duhet konkretisht?
Marinela: Shumë analiza dhe teste. Duke filluar nga vaksinat që iu bëhen zakonisht maceve, për të vijuar me analizat e gjakut, urinës, vaksinën kundër çmendjes dhe vendosjen e mikrocipit. Pas gjithë këtyre që përmenda atëherë macja pajiset me dokumentacion. Një procedurë që zgjat shumë (4 muaj) dhe kushton po ashtu.
Shpresoj shumë që kjo intervistë të ndërgjegjësojë shumë njerëz që nuk i duan kafshët, dhe besoj që do ndodhë kështu. Shumë njerëz afër meje që kanë parë marrëdhënien time dhe të Tommyt kanë ndryshuar mendim mbi to. Dhe uroj që kushdo që ka kafshë në shtëpi të vazhdojë të kujdeset për to e të marrë aq shumë dashuri, se zakonisht na mungon.

Dhe një foto live, pas një dite super të lodhshme.


© 2017, Pozitivi. All rights reserved.
