Danezja që flejti në mes të borës në Alpet e Shqipërisë
19 vjeçarja aventuriere nga Danimarka, Xenia Perino ka sfiduar lartësitë e Alpeve Shqiptare duke u ngjitur me këmbë deri në Valbonë në mes të dhjetorit, në kohën kur vendi është krejtësisht i mbuluar nga bora.
Xhenia e do shumë natyrën, sidomos kur bëhet fjalë për bukuritë e Alpeve shqiptare të njohura në të gjithë globin, veçanërisht Thethi.
Kishte ardhur nga Danimarka me synim që të shkojë në Theth e Valbonë. Rrugët ishin të bllokuara nga bora, por 19 vjeçares s’ju tremb syri aspak. Pasi kaloi disa ditë në Tiranë vendosi të niset për në Theth pavarësisht se asnjë s’ja sugjeroi.
Si itinerar ndoqi Luginën e Dukagjinit, dhe me këmbë arriti në Theth. Arriti objektivin e parë por i vendosi vetes një tjetër sfidë. Aventura e rradhës për të ishte të kalojë natën e Krishtlindjeve në Valbonë, në mes të borës, në çadrën e saj portative.
Krishtlindjet i festoi në Qafën e Valbonës së bashku me vizitorët e tjerë aventurierë, që sfiduan dimrin e egër. Por ndryshe nga ata që fjetën në dhomat e një hoteli të kësaj zone, e reja nga Danimarka kaloi natën në çadrën e saj portative, edhe pse ishte e rrezikshme.
© 2017 – 2018, Pozitivi. All rights reserved.
