Çfarë është Airbnb, si ta ktheni në burim jetese?
Vitet e fundit me shtimin e popullsisë në kryqytet janë shtuar numri i banesave me qira, si pasojë janë rritur dhe alternativat e blerjes. Qytetarët të ardhur nga rrethet e ndryshme të Shqipërisë dhe studentët i kanë dhënë një tjetër investim tregut të qirave në Tiranë. Me anë të platformës AirBNB kushdo mund të gjejë ose të lëshojë ambjente me qira, madje edhe pWr pak ditë. E gjitha kjo është kundrejt një pagesë që përcaktohet nga zotëruesi i subjektit. Çmimet variojnë nga 15 deri në 200 euro kjo varet dhe nga ambienti që është e lëshuar me qira.
Po çfarë është Airbnb?
Çfarë është Airbnb? Airbnb, si në “Air Bed and Breakfast”, është një shërbim që lejon pronarët e pronave të japin me qira hapësirat e tyre për udhëtarët që kërkojnë një vend për të qëndruar. Udhëtarët mund të marrin me qira një hapësirë për të ndarë nga shumë njerëz, një hapësirë të përbashkët me dhoma private ose të gjithë pronën për veten e tyre.
Është e arreduar për akomodimin e turisteve apo vizitorëve. Një mundësi për të mos përdorur hotele por më mirë një apartament për t’u ndjerë si në shtëpi. Vitet e fundit ky trend po tërheq dhe bind shumë investitorë që të investojnë të ardhurat e tyre në prona të paluajtshme me qëllimin për t’i përdorur ato për Airbnb. Airbnb është një shërbim jo shumë i përhapur në Shqipëri, ku më së shumti funksionon në qytete të mëdha dhe në masën më të madhe gjatë sezoneve turistike. Airbnb ofrohet nga pronarët e pronave për persona të cilët kërkojnë një vend (strehë) të përkohshme.
A është i sigurtë Airbnb? Çfarë duhet të shmangni
Ndërsa Airbnb është një opsion i sigurt për akomodim kur udhëtoni, ka shumë gjëra që mund të bëni për të mbrojtur më tej veten ndërsa eksploroni. Asnjëherë mos i jepni informacionet tuaja personale të kontaktit një hosti ose mos paguani jashtë platformës. Gjithmonë paguani dhe komunikoni përmes faqes së internetit ose aplikacionit të Airbnb. Regjistrimi, i klientit dhe i pronarit të ambientit bëhet pëmes platformes Airbnb, si faqe web-i ose si aplikacion. Të dhënat e tua, përfshirë kartë identiteti dhe llogari bankare, jane të regjistruara, mbrojtura nga Airbnb.
Shembull ambienti që lëshohet me Airbnb
Konsulentja e shitjeve Mirjana Mazrreku në një intervistë për pozitivi.org thotë që vitet e fundit ky aplikacion ka një numër të lartë përdoruesish. “Shqiptarët po fillojnë të njihen dhe të edukohen me aplikacionin Airbnb, njëjtë sikur ka qënë Booking dikur që tani është përvetësuar shumë nga shqiptarët. Airbnb është futur trend kohët e fundit dhe po përqafohet shumë nga shqiptarët”.
A është më lirë të përdorësh Airbnb?
Airbnb janë zakonisht më të lira se hotelet për qëndrime më të gjata dhe grupe të mëdha, por ato nuk ofrojnë të njëjtat shërbime.
Nëse jeni duke kërkuar për një qëndrim më unik ose më të gjatë me më shumë lehtësira, Airbnb do t’ju japë shumë opsione më tërheqëse se shumica e zinxhirëve të hoteleve. Megjithatë, hotelet janë një zgjedhje më e sigurtë kur bëhet fjalë për cilësinë dhe aftësinë për të kursyer para në afat të gjatë. Natyrisht vendimi varet nga ju dhe çfarë dëshironi nga qëndrimi juaj.
Zonat që preferohen në Tiranë dhe arsyet
Tirana është në rritje të industrisë së ndërtimit duke i dhënë një mundësi më të lartë zgjedhje për zonat e cakuara kujtdo që dëshiron të marrë ambjent me qira. Sipas Mazrrekut zonat më të populluara dhe që të japin mundësinë dhe për të frekuntuara ambiente argëtimi. “Përsa i perket Tiranës, zonat ku janë më shumë të interesuar janë si qendra, Blloku, Myslym Shyri ose zonat periferike si Dajti, Fresku, TEG-u etj ku jepen më shumë vilat dhe përzgjidhen për grumbullim apo festa private”. Airbnb po ndikon drejtpërsëdrejti dhe në rritjen e shitjeve dhe qerasë së apartamenteve. Konsulentja evidenton rezultat e këtij aplikacioni. “Airbnb janë fokusuar me shumë tek ndërtimet e reja dhe fokus kanë arredimin bashkëkohor ose luks, dhe për këtë arsye qeradhënësit mbajnë një çmim pak më të lartë duke njohur edhe tipologjinë e klientëve në Airbnb . Vitet e fundit ky trend mund të themi që po tërheq dhe bind shumë investitorë që të investojnë të ardhurat e tyre në prona të paluajtshme me qëllimin për t’i përdorur ato për Airbnb”.
Shembull ambienti që lëshohet me Airbnb
Me nisjen e përdorimit të Airbnb turistët kanë filluar si një zgjidhje më e thjeshtë dhe praktike për gjetjen e një ambjenti me qira veçanërisht kur janë tranzit nëpër Shqipëri.
Turistët janë kryesisht të motivuar të rezervojnë akomodimin në Airbnb për shkak të kostos së ulët, vendndodhjes së përshtatshme dhe komoditeteve shtëpiake.
“Duket që një rol të rëndësishem në përdorimin e Airbnb ka dhënë dhe konkurrenca e lartë. Kohët e fundit, krahas edhe ndryshimeve në fusha të tjera, edhe kjo pjesë e biznesit ka marrë zhvillim, kjo patjetër e nxitur edhe nga kërkesa e turistëve të huaj dhe jo vetëm. Nisur nga kjo kërkesë por edhe vetë rrjedha e tregut të pasurive të paluajtshme, si dhe konkurrenca në rritje ka bërë që ky shërbim të jetë në standarde europiane dhe madje të ngrihen edhe struktura të cilat suportojnë shërbimin maksimal ndaj klientëve të interesuar për Airbnb”.
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.
