“Bota kërkonte shumë nga unë, por gjyshja ishte ndryshe. Ajo thjesht më donte”
“Kur gjyshja ime vdiq, kishte një ndjesi që unë jam krejt vetëm në këtë botë. Thënia e saj e preferuar ishte: “Unë jam gjithmonë këtu për ju, sa herë që keni nevojë për mua”. Pa bërë pyetje. Pa gjykuar. Prindërit e mi ishin të ndryshëm. Ata donin gjëra nga unë. Ata donin që unë të isha një person i mirë, të diplomohesha, dhe të gjeja një punë që ta bëja mirë. Por vazhdoja të dështoja.
Vazhdoja të pyesja për gjithçka. Isha keq në shkollë. Unë nuk i zbatova rregullat. Kisha flokë të purpurt. Një pirsing në hundë. Dhe për t’i bërë gjërat më keq – kisha një motër të vogël të përsosur dhe të bukur që bëri gjithçka ashtu si duhet. Por sa herë mund të shkoja te gjyshja. Ajo do të më thoshte: ‘Mos u shqetëso aq shumë. Këto gjëra nuk janë të rëndësishme. ‘Unë të dua e dashur. Ti nuk je njeri i keq. Do ta gjesh një mënyrë për të qenë e lumtur’. Nuk mund të jetë kaq e vështirë të rritesh. Ndihej sikur bota kërkonte aq shumë nga unë. Por gjyshja ime ishte ndryshe. Ajo thjesht më donte”. Humans of New York
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.

