Deputeti ndihmon prej vitesh fëmijët me sindromën Down, kush është historia që fshihet pas
“Po…! Personat me sindromën down kanë ekzistuar që nga fillimi i njerëzimit, vetëm mbas viti 1866 janë përshkruar në literaturën shkencore”, shprehet mjeku anglez Dr.Longdon Down.
Sindromi Down nuk është një sëmundje por është kusht gjenetik, diçka me të cilën fëmija ka lindur, që është i pranishëm tek fetusi që në momentin e ngjizjes. Ky sindrom shkaktohet nga prania e një kromozomi më tepër (ekstra). Kromozomet janë njësi që gjenden në çdo qelizë të çdo indi të trupit tonë. Ato kujdesen për karakterstika si ngjyra e syve, e flokeve që ne i trashëgojmë nga prindërit tanë.
Fëmijët me këtë sindrom në ditët e sotme janë të shumtë. Një ndër biznesmenët më të suksesshëm në vend, së fundmi deputet i Partisë Demokratike, Agron Shehaj zbulohet se ka një lidhje shumë të ngushtë me fëmijët me Sindrom Down, prej vitesh. Shumë pak e kanë ditur deri më tani se Shehaj ka një histori të veçantë falë së cilës ka dhënë një kontribut të madh në ndihmë të fëmijëve të prekur nga ky sindrom i pashmangshëm.
Mësohet se kontributi i deputetit pranë Fondacionit Down Syndrome Albania është që nga 2014, por pas fshihet historia si u bë pjesë. Mësohet se kolegut të Shehaj i lindi femija i parë, me sindromën Down, që atëherë deputeti u interesua se “çfarë mund të bënte për të dhe fëmijën, ndërsa ai u përgjigj kështu: “nëse mundesh, mbeshtet sherbimet e Fondacionit Doën Syndrome Albania, pasi ne aty kemi gjetur sherbimet e nevojshme per femijen tone”.
“Agron Shehaj eshte donator i sherbimeve terapeutike ne Fondacionin tone qe prej 2014. Historia pas kesaj mbeshtetje: DSA sapo ishte ishte themeluar. Kolegut te Agronit i lindi femija i pare me sindromen Down. Kur Agroni mesoi per kete lajm, ai e pyeti kolegun e tij “Cfare mund te bej per ju dhe femijen tuaj per t’ju dhene mbeshtetjen e duhur?”.
Kolegu i tha Agronit “Nese mundesh, mbeshtet sherbimet e Fondacionit Down Syndrome Albania, pasi ne aty kemi gjetur sherbimet e nevojshme per femijen tone”. Dhe keshtu qe prej 2014, Z. Agron Shehaj eshte donatori i pare dhe me i madh aktualisht i Down Syndrome Albania permes kompanise se tij, IDS. Faleminderit nga zemra Agron 🙂 Do te te jemi mirenjohes, perjete!!”, shkruhet në faqen e Down Syndrome Albania.
© 2017, Pozitivi. All rights reserved.
