Kristian Koroveshi, aktori i roleve të mëdha
23/08/2022 Shpërndaje

Kristian Koroveshi, aktori i roleve të mëdha

Aktori i ri i teatrit shqiptar Kristian Koroveshi, një emër që ka spikatur me rolet e tij. I apasionuar pas poezisë, letërsisë dhe artit, e kemi pare të interpretojë me artistët e mëdhenjë të artit. Përvec roleve në teatër, është angazhuar si producent dhe aktorit. Për pozitivi. org Kristian Koroveshi na zbulon më tepër rreth magjisë së skenës.

Ju jeni aktor i ri i teatrit shqiptar por që lidhja juaj me artin duket që ka ekzistuar gjithmonë, cfarë është skena për ju?

Skena është vendi i punës.Nuk dua ta idealizoj me fjalë të mëdha. Aktori në skenë shfaq procesin e tij krijues dhe vendi ku ballafaqohet me publikun, për t’i krijuar vetes shansin nëse do të duartrokitet herën tjetër ose jo.

Cila është sakrifica më e madhe që ke bërë për  karrierën artistike?

Nuk do e quaja sakrificë, por quaj akt vendimtar dedikimin ndaj karrierës artistike që pas përfundimit të shkollës së mesme lashë pas çdo alternativë tjetër studimi.

Në shfaqjet e shumta teatrale je ngjitur në skenë krahë artistëve të mëdhenjë të artit shqiptare, a ka qënë kjo një përgjegjësi më e madhe për ju?

Padyshim, të dridhen gjunjët më fort dhe të thahet goja më tepër. Ama kur mbaron shfaqja, e harron dhe ndjen kënaqësinë profesionale.

Si ka ndikuar tek ju bashkëpunimi me emra të mëdhenj të skenës dhe filmit shqiptar?

Është një ndikim shumë dimensional:

Në kulturën e disiplinës së punës, në njohjen më të gjerë profesionale dhe në shtimin e dëshirës për të qenë sa më shpesh në skenë.

A ndihesh sot i përmbushur për atë që ti ke dhënë në skenë?

Përmbushja është një proces i gjatë në këtë profesion, por ndihem i qetë dhe i gëzuar që jam pjesë e kësaj fushe.

Cili është roli që ka shënjuar karrierën tënde artistike?

Do ndalesha tek Medea dhe tek shfaqja “5 ditë mbret” ku më është dashur të vendos në dispozicion të rolit gjithë bagazhin e mundshëm profesional dhe emocional.

Kujt do ti thotë Kristiani faleminderit?

Gjithë bashkëpunëtorëve. Teatri është art kolektiv që nuk bëhet vetëm.

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.