Besmiri, i riu që frymëzon njerëzit me fotot e tij
04/07/2019 Shpërndaje

Besmiri, i riu që frymëzon njerëzit me fotot e tij

Besmir Lazaj është 18 vjeç, maturant në gjimnazin “Qemal Stafa”. Hobet e tij janë modelingu, aktrimi, fotografia dhe videografia. Prej tyre më shumë ka ushtruar pasionin për fotografinë. Në rrjete sociale është tepër aktiv. Instagrami i tij është i mbushur me foto artistike të realizuara nga vetë Besmiri. Ky pasion e ka një qëllim, madje të mirë. I pëlqen të krijojë foto dhe me të inspirojë njerëzit. Fotot që krijon janë art për të. Përveç shkollës ka qenë i angazhuar edhe në aktivitete të tjera. Ka marrë pjesë në reklama të ndryshme për kompani shqiptare, dhe një prej tyre është T-mobile.

Sakaq është përfshirë si figurant edhe në projekte filmash dhe serialesh. I pëlqen edhe letërsia dhe shpesh ka marë pjesë në aktivitete që lidhen me të. Aktualisht ka përfunduar gjimnazin dhe arsimin e lartë dëshiron ta fillojë për psikologji. Ai vetë është një i ri aktiv në çështje të ndryshme. Ndërkaq mendon se rinia shqiptare duhet të jetë më aktive për të ndërgjegjësuar të rinjtë e tjerë në shumë çështje sociale që na shqetësojnë. Mesazhi i vetëm që ka për të rinjtë është: Bëni çfarë iu bën të lumtur sepse në fund të ditës askush nuk e di se cila është mënyra më e mirë për të qenë i lumtur sesa ju vetë.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.