Berberi u shkurton flokët falas të pastrehëve
23/09/2017 Shpërndaje

Berberi u shkurton flokët falas të pastrehëve

Çdokush mund të kontribuojë në ndihmë të nevojtarëve me atë që ka në dorë. Kështu ka bërë dhe beriberi britanik, është ofruar t’ju shkurtojë flokët falas të pastrehëve…

Bëhet fjalë për berberin britanik, Josh Coombes, i cili është bashkuar me fushatën “bëj diçka për asgjë”.

Josh ka ofruar ndihmën e tij në këmbim të asgjëje, një gjest që është vlerësuar shumë nga të gjithë, madje një shembull që i vlen shumë shoqërisë në ditët e sotme.

Që në 2015, kur ka nisur fushatën e quajtur #bëjdiçkapërasgjë, berberi ua shkurton flokët falas njerëzve të pastrehë. Nisma e bamirësisë ka pasur një impakt të madh tek njerëzit, ndaj së shpejti do të jetë në The Today Show Australia.

Mirëpo humanizmi i berberit nuk përfundon vetëm këtu ai ka ndërmarrë dhe një tjetër nismë me një veterinere që ofron kujdes falas pë kafshët e rrugës…

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.