Babai surprizon vajzën i veshur si bisha
05/03/2019 Shpërndaje

Babai surprizon vajzën i veshur si bisha

Gjashtëvjeçarja Morgan veshi fustanin e Belles për një vallëzim të veçantë me Bishën.

Por ajo nuk e priste se prapa maskës të ishte: Babai.

Brandon Richards shpenzon shumë kohë larg familjes së tij për shkak të karrierës si marinës. Prandaj ai dhe bashkëshortja Elizabeta gjithmonë përpiqen ta bëjnë kohën e tij në shtëpi sa më të veçantë.

Pas një gjashtëmujori në Paqësor, Richards vendosi të befasojë vajzën e tij, Morgan, duke u veshur si “Bisha” në filmin e “Bukuria dhe bisha” dhe duke ndarë një vallëzim të veçantë mes babait dhe vajzës.

Brandon thotë se është një ndjenjë surrealiste. Të bësh diçka që fëmija ta mbajë mend, kjo  do të thotë shumë. Shikoni videon më poshtë për të parë vallëzimin e tyre të ëmbël.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.