Babai ritakohet me birin e tij pas një dekade si i pastrehë
03/07/2023 Shpërndaje

Babai ritakohet me birin e tij pas një dekade si i pastrehë

Organizata jofitimprurëse Miracle Messages arriti një mrekulli edhe këtë vit kur ndihmoi të ritakohet një baba me birin e tij që ishin ndarë për më shumë se dhjetë vjet.

Ritakimi emocionuese ndodhi pasi Eddie Thompson III, i cili ishte i pastrehë për një dekadë, kërkoi ndihmë.

Ai kaloi vite duke shpresuar të gjejë të birin e tij, Shay, por pastaj dëgjoi për vullnetarët dhe ekipin e Miracle Messages. Ata janë të specializuar për të ndihmuar familjet që vuajnë nga papunësia.

Eddie shkroi një letër që dëshironte ti doreëzohej djalit të tij Shay: “Të dua deri në vdekje dhe kam  vite që përpiqem dëshpërimisht të ë takoj.” – Eddie.

Në përpjekjen për t’i bashkuar dy personat, vullnetarja Lindsay Pfeiffer mori në dorë rastin e Eddie – dhe pas disa ditëve të vazhdueshme përpjekjeje, ajo arriti të lokalizojë Shay dhe t’i informojë se babai i tij kishte qenë në kërkim të tij aktivisht.

Shay u mahnit.

Gjatë gjithë jetës së tij, ai kishte qenë duke kërkuar babanë e tij. Dyshja ishte ndarë që nga mbarimi i shkollës së mesme të Shay. Me kalimin e çdo viti, djaloshi ndjeu gjithnjë e më të largët idenë e takimit me babanë.

Si një koinçidencë – përmes asaj që ndihet si magji – Shay zbuloi se në të gjithë vitet që ai kishte kërkuar Eddie, Eddie ishte duke e kërkuar atë.

Të dy u rikthyen bashkë dhe I dhanë një një mundësi e dytë marrëdhënies së tyre.

Pas mësimit për vendndodhjen e babait të tij, ai ndjeu sikur ishte në “Oprah”, sepse përvoja dukej “shumë mrekulluese për të qenë e vërtetë”.

Përmes koordinimit të Lindsay, të dy u takuan. Eddie jo vetëm gjeti birin e tij, por zbuloi se ka një mbesë të bukur gjithashtu.

Tani, ata po përpiqen të rekuperojnë gjithë kohën që kanë humbur.

Artikullin në original e lexoni këtu.

© 2023, Pozitivi. All rights reserved.