16 vjet nga tragjedia që ndryshoi botën, si doli mrekullisht nga kati i 87 i kullës asistentja
12/09/2017 Shpërndaje

16 vjet nga tragjedia që ndryshoi botën, si doli mrekullisht nga kati i 87 i kullës asistentja

Më 11 shtator u bënë 16 vjet nga dita kur Shtetet e Bashkuara trë Amerikës përjetuan ditën më të tmerrshme në historinë e civilizimit, nga një sulm terrorist.

19 terrosrist kanë goditur në qendër të SHBA me 4 avionë të marrë peng duke lënë të vdekur Brenda 1 ore e 42 minutash, 3 mijë njerëz.

Dy prej  avionëve u përplasën mbi kullat binjake në Qendrën Botërore të Tregtisë në Neë York, i treti në ndërtesën e Pentagonit, ndërsa i katërti u rrëzua në fushat e Shanksvillit në Pensilvani, pa mundur të godiste shënjestrën e tij, Uashingtonin.

Mes mijëra të vdekurve dhe të plagosurve, kishte dhe të mbijetuar që  dolën mrekullisht nga këto ndërtesa .Të mbijetuarit e sulmeve të 11 shtatorit kanë mësuar të përballen me një sërë traumash, nga mënyra si mbijetuan deri tek çrregullimi i stresit pas trumës.

Më 11 shtator 2001, Joanne arriti në punën e saj si një asistente ekzekutive në Grupin May Davis, në katin e 87 të Kullës së Veriut, me një filxhan çaj në dorë.

Në orën 8:46 të mëngjesit, vjen goditja e egër që shkatërroi kullën, ngriti Capestron nga ulësja e saj, e duke i flakur tutje çajin që mbane të dorë. Pllakat e tavanit dhe tymi i karburantit të avionit e nxitën atë të zbulonte një dalje në një kafaz shkallësh emergjente,  i vetmi në këtë kat që u la i paprekur.

Gjatë rrugës poshtë, ajo tha ishte e mbërthyer duke u mbajtur në shkallë, me civilë që qëndronin në të djathtë. Ndërsa nxitonte tymi shpërndahej gjithandej. E ndarë nga kolegët e saj, Capestro përfundimisht arriti në fund të rrugës në të njëjtën kohë kur Kulla e Jugut u rrëzua. E tmerruar ajo vrapoi drejt kishës.

Në kohën e vrapit Capestro takon një mikeshë dhe nisen të dyja së bashku. Në këtë moment, siç ishin të mbuluara nga pluhuri papritmas u kapën nga fotografi Phil Penman. Ata shpëtuan mrekullisht, sepse i ndoqi fati. Kjo foto simbolike mblodhi pas 11 vitesh së bashku të gjithë të mbijetuarit./Pozitivi.org/

 

 

 

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.