Ata kënaqen.. ne shplodhemi duke i ndjekur
Një shëtitje me varkë në Pogradec nga Oljoni dhe Amelia. Ata janë 2 vogëlushë mjaft të ëmbël. Siç shihet dhe në videon e pozitivi.org, dy miqtë e vegjël kanë kaluar një ditë të këndshme, në varkë, në liqenin e Pogradecit.
Të dy duan të shëtisin me varkë në liqenin e pastër e të freskët. Oljoni luan velat, ndërsa Amelia qëndron e ulur në anën tjetër të varkës, si një princeshë e vogël sodit gjithë ambientin, shkruan pozitivi.org.
Princi Oljon përpiqet shumë por nuk ia del mbanë të lëvizë varkën i vetëm. Në ndihmë i vjen princeshë Amelia, sepse kështu e thërrasin njëri tjetrin në lojë të vegjlit. . Kështu e kaluan një pjesë të ditës së dielë 2 fëmijët e vegjël Oljon dhe Amelia, nën shoqërinë e 2 prindërve.
© 2017, Pozitivi. All rights reserved.
