Artistja nga Lezha një nga 30 personat më influentë në Evropë
Artistja shqiptare Marina Sula, e lindur në Lezhë, është renditur nga revista Forbes në listën e 30 personave, nën 30 vjeç, që kanë pasur më shumë ndikim në Evropë. Ajo jeton në Vjenë dhe ka marrë pjesë në tetë ekspozita që nga viti 2014 në Shqipëri, Austri dhe Itali, sakaq u diplomua në Universitetin e Vjenës në artin artin historik. Pasi ka mbaruar studimet ajo është angazhuar në Akademinë e Arteve të Bukura të qytetit, ku ende vijon studimet.
Revista prestigjoze amerikane thekson se kontributi i saj ka qenë kryesisht në kulturë, vizatime abstrakte dixhitale, skulptura, fotografi, instalime hapësinore etj. Një nga katër ekspozitat e saj personale, “Soft Power”, e mbajtur në Galerinë e Gabriele Senn në Vjenë në vitin 2016 u vlerësua për shumë risi, si strategji raklamimi, performancë të lartë në median sociale, ekspozim të gjerë e të tjera. Këto ishin disa risi të spikatura nga revista Forbes, për të cilat, artistja shqiptare është renditur në top 30 personalitetet më me ndikim në mbarë Evropën.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.



