Amarildo Ruçi, artisti i parë shqiptar që ekspozon veprat e tij në Muzeun e Luvrit
20/07/2022 Shpërndaje

Amarildo Ruçi, artisti i parë shqiptar që ekspozon veprat e tij në Muzeun e Luvrit

Artisti i parë shqiptar që do të bëjë muzeun e Luvrit të flas shqip. Amarildo Ruçi, artisti që pikturon me duar ka tërhequr vëmëndjen e të gjithëve duke bërë që me talentin e tij të jetë pjesë e muzet më të famshëm në botë. Nga data 1 deri në 4 shtator, veprat e tij do të jenë të ekspozuara në muzeun e Luvrit në Paris. Në një rrëfim ekskluziv për pozitivi.org ai ndan me lexuesit se si arriti të jetë pjesë e muzeut të Luvrit e veprat e tij.

Ju jeni artisti i parë shqiptarë që do të ekspozojë veprat në muzeun e Luvrit, si ndiheni për këtë arritje?

Për mua ekspozimi në Luver është një ëndërr që po e jetoj në realitet. Kam ekspozuar edhe më parë në Europë, në Milano, Berlin etj por maja e piramidës artistike është në Luver. Është momenti më i rëndësishem në karrierën time artistike të cilin po e shijoj cdo ditë.

Cfarë do të thotë për ju që krijimet që ju keni realizuar të shikohen nga mijëra turistë nga e gjithë bota?

Ndihem shumë i vleresuar dhe mezi po pres që veprat e mia të vendosen në murin e ekspozitës. Salla e ekspozitave të artit konteporan në Luvër mirëpret mesatarisht 15 000 vizitorë në ditë. Panairi prestigjoz “Focus Art Fair” ku unë marr pjesë me veprat e mia do të ketë 35 nacionalitete të ndryshme artistësh ku ndër to jam edhe unë si përfaqësues i vetës sime si artist por edhe si ambasador “artistik” i Shqipërisë. Të paraqitura do jenë 5 vepra dhe një vepër tjetër e cila do jetë pjesë një fashion shoë i cili do të mbahet gjatë ditëve të ekspozimit.


Si arritet që veprat tuaja të ekspozohen në muzeun e Luvrit?


Fillimisht kuratori i ekspozitës më ka kontaktuar në instagram duke shkruar: Përshendetje Amarildo pikturat e tua jane shumë unike etj… në formën e ftesës. Më pas kemi vazhduar biseden në email dhe kemi realizuar takime online ku ata edhe më kanë pyetur se nga cili shtet jam.

Amarildo na trego pak për lidhjen tënde me artin, me pikturën në çfarë moshe ke bërë pikturën e parë?

Mendoj se kam filluar të pikturoj përpara se të ngrihem mirë në këmbë… Besoj se artisti brenda nesh është i lindur dhe më pas të ndjek gjatë gjithë rrugëtimit tënd në jetë. Kam parë disa foto ditët e fundit ku kam qenë shumë i vogël rreth moshës 3 vjeçare me ngjyra në duar. Leksionet për pikturë kam filluar ti marr në moshën 7 vjecare, ku mësuesja e klasës së parë jua përcolli prindërve veçantine time nga të tjerët. Tashmë rrugëtimi im artistik përmbledh rreth 15 vite.

Amarildo ti je një artist që ke tërhequr vëmëndjen me veprat e tua, në mënyrën e veçantë të realizimit pasi ti pikturon me gishta, si e realizohet një pikturë në mungesë të penelit?


Kam 6 vite që aplikoj këtë teknike në realizimin e veprave, ku nëpërmjet kësaj teknike kam realizuar 9 ekspozita personale dhe shumë të tjera të përbashkëta. Thjesht kanë qënë një moment jo i menduar por më tepër emocional si pjesë e frymëzimit tim artistik për të realizuar pikturën në këtë formë. Teknika është pjesë e personalizimit tim si artist përpos pjesës së ideoligjisë sime artistike. Në rastin e përfomancave artistike siç kam realizuar shpesh për shikuesin është një element mjaft tërheqës pjesa e teknikës. Së shpejti në qendër të Tiranes do të realizoj një përfomancë e cila titullohet “Pre Louvre”. Ku mund të vini të përjetoni një emocion të vecantë gjatë realizimit të veprës. Data e përfomancës do të publikohet së shpejti në instagramin tim .

Cila është piktura më e veçantë që ke realizuar?

Për mua çdo pikturë që realizoj ka vecantinë e saj! Nuk i ndaj dot sepse emocionet që marr prej secilës janë të ndryshme dhe kane rëndësine e tyre. Të gjitha veprat i dua njësoj për atë cka përcjellin tek mua në momentin e realizimit të tyre por edhe më pas.

Cfarë të frymëzon në krijmet e tua artistike?

Frymzimi lind shumë natyrshëm. Asnjëherë nuk krijoj pa frymëzimin artistik. Arti im ka një lidhje të ngushtë mes mëndjes dhe shpirtit. Zakonisht më ndodh të frymëzohem nga marrdhëniet me njerëzit të cilat ndikojnë në gjendjen time shpirtërore. Femra është boshti kryesor i krijmtarisë sime nga ku jam frymëzuar e cila jo rrallë shfaqet edhe si figurë në pikturat e mia. Muza “artistike” mund ti saktësoja. Pjesa surreale e pikturës sime vjen nga mënyra se si e përjetoj ngacmimin emocional e ndërthurur me atë cka më rrethon.
Për mua mjafton edhe një fjali ose një moment për të krijuar një ekspozitë. Madje edhe tani kam 3 ekspozita që rrinë fshehur në mendjen time gati për tu realizuar.

Cilat janë planet e tua për të ardhmen?

Planet nuk mbarojnë kurrë… kjo është natyra njërëzore.
Pas Parisit do të jem në bisedë me një galeri në Monte Carlo për të bashkëpunuarë. Më pas mendoj do të jetë në Amerike ku po mendoj të realizoj një ekspozitë për të konkuruar më pas në revisten prestigjoze Forbes në rubriken “Art and Style / 30 under 30”.

#Berlin #Harta e Europes  #Milano

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.