Altea Hajrizi kampione për 7 vite në sportin e tenisit
11/06/2022 Shpërndaje

Altea Hajrizi kampione për 7 vite në sportin e tenisit

E vogël në moshë por emri i saj duket shumë premtues në fushën e tenisit. Altea Hajrizi, 14 vjeçarja nga Mitrovica ka mbajtur për 7 vite titullin kampion në Kosovë në fushën e tenisit. Dashurinë e madhe për sportin e ka të trashëguar nga babai i saj, Veton Hajrizi i cili është një kontribues i njohur në fushën e sportit në Kosovë.
Altea ka hedhur një tjetër hap të rëndësishem në karrierën e saj, ku është bërë pjesë e Akademisë Zvicerane të tenisit. Në një intervistë për pozitivi.org flet më gjatë për lidhjen me tenisi dhe rrugëtimin në një shtet tjetër. Ne ju themi ta mbani mend emrin e Alteas, pasi shumë shpejt do bëjë krenare përtej kufijve.

1-Altea në cfarë moshe ke filluar të merresh me sportin e tenisit?

Unë kam filluar të merrem me tenis që në moshën 6 vjeçare. Dëshira ime për tu marr me sport nuk është rastësi pasi unë vijë nga një familje sportistesh. Babai im është një prej kontribuesve të rëndësishëm të sportit në Mitrovicë dhe në Kosovë, i cili ka pasur ndikim shumë te madh tek unë për tu marr me sport.

2-Në cilat konkurse ke marrë pjesë?

Nga mosha 6 vjeçare kam filluar të marr pjesë në gara, të cilat kanë qënë që nga topi kuq deri tek topi profi domëthënë unë kam arritur në topin e kuq i cili është U-8, topi portokall U-10, topi gjelbert U-10 dhe topi profi U-12,U-14. Për 7 vite për grupmopshën time unë jam përzgjedhur më e mira e Kosovës në tenis. Me shumë mund ja dola.

3-Ti je shpallur kampione për 7 vite në Kosovë në fushën e tenisit, cfarë do të thotë kjo për ty?

Nga mosha 7 vjeçe une kam arritur suksese në shume gara në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi dhe Maqedoni… dhe nga mosha 7 vjeçe jam shpallur çdo vite kampione. Këto tituj më japin një përgjegjësi të madhe për të vazhduar akoma më shumë të punojë.

4-Sa herë në javë stërvitesh?

Tani në Academi stërvitem 5 herë në javë nga 5 ore, 1 deri në 2 orë janë stërvitje fitness. 3 deri në 4 orë janë stërvitje tenisi. Në Kosovë nuk kemi pas mundësi të stërvitemi me këtë intensitet. Atje jam stërvitur 2 herë në javë por ato kanë qënë më shumë stërvitje kondicionale me babin tim.

5-A ndjek një regjim për të qënë në formë?

Nuk kam ndonjë regjim të veçantë, pasi kemi stervitje çdo ditë. Kështu arrihet të ruhet forma dhe të jem gjithmonë e shëndetshme.

6-Cila ka qënë veshtirësia me e madhe për ty në sportin e tenisit?

Unë çdo sfidë jam munduar ta marrë me shumë sportivitet dhe shijoj si një formë argëtimi, duke qënë se kam një dashuri të madhe për tenisin vështirësitë kam ditur ti tejkaloj.

7-Ti je në klasën e 8 si shkon në mësime?

Tani sa kam përfunduar klasën e 8-të. Mbylla një vit të suksesshëm shkollor. Sporti gjithmonë ka qënë primare për mua, por dhe në mësime jam një nxënëse e mirë. Dy lëndet që më pëlqejnë më shumë janë gjuhët e huaja, anglishtja po ashtu dhe gjermanishtja.

8-Aktualisht ti je bërë pjesë e një akademie tenisi në Zvicër si u gjende ti në këtë akademi?

Tani jam ne Sëiss Tennis Academy këtu jam pritur shumë mirë. Kjo akademi është një ndër ma të mirat në botë dhe luajnë lojtarët më të mirë të Zviceres po ashtu dhe trajnierët më të mirë. Fillimi këtu në këtë akademi ka qënë pak i vështirë se une nuk isha mësuar të stërvitem kaq shumë, por tani unë e përballoj shumë lehtë këtë ngarkesë të stërvitjes.

Cila është ëndërra jote Altea?

Ëndrra ime është të jemi numer një në botë, të lartësoj kombin tonë Shqiptare…

Ku e shikoni vetën pas disa vitesh?

Qëllimi im është në një kohë të afërt të jem pjese e 10 lojtarëve Juniors më të mira në botë.

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.